Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me banorët e Durrësit në lagjen numër 7, u shpreh se aty mbizotëron një kaos dhe se prioritet mbetet vetëm ndihma ndaj banorëve të prekur.
“Koha për të koordinuar punën, duhen vlerësuar të gjitha banesat. Në këtë situatë që jemi PD ka përgatitur një plan me 3 pika”, deklaroi Basha.
“Po mbushet java dhe prioritare është ndihma, ne mbështesim cdo masë që merret për të ndihmuar dhe po bëjmë cfarë të mundemi ne përmes vullnetarëve tanë. Është koha për veprime urgjente, konkrete dhe të mrëkoordinuara. Unë mbrëmë pata takim me ekspertët më të mirë që ka vendi. Kemi 500 specialistë gati për të dhënë kontributin e tyre vullnetar”– tha ai, duke numëruar edhe planin me tre pika që theksoi se do të detajohet së shpejti.
“Së pari, organizim i 500 inxhinierëve në mënyre vullnetare për vlerësimin e gjendjes së banesave, vlerësimi me urgjencë dhe ndarje në banesa të banueshme apo të pabanueshme dhe së treti, të përdoren fuqitë që ka qeveria për të anuluar 150 mln dollarë të planifikuara për 10 oligarkët, tu anulohen kontratat dhe këto të destinohen për tu ardhur në nevojë këtyre banorëve”- tha ai.
Pyetur për thirrjen dhe ftesën e Ramës për bashkëpunim, Basha dha këtë përgjigje: Koha tani nuk kërkon poza, as teatër, gjendja është e mjerueshme, ndaj në emër të opozitës e përsëris se mbështesim cdo përpjekje për tu ardhur në ndihmë banorëve dhe nga ana tjetër po bëjë cfarë kemi ne në dorë për të ndihmuar, nuk është koha as për shfaqje as për fotografi, as për teatër.