Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje kreut të PD-së, Lulzim Basha, lidhur me taksën për Rrugën e Kombit.
Rama ka thënë se taksa e qarkullimit është një çështje tjetër, dhe tarifa e përdoruesit në Rrugën e Kombit është një tjetër tarifë.
Mes batutave, Kryeministri foli për gabimet e Bashës në krye të PD-së, duke përmendur sërish lobimin rus.
Pjesë nga fjala e Ramës në Kuvend:
“Natyrisht që nëse nisemi nga premise që 7 herë 7 bëjnë 42, logjika nuk ka lidhje me shifrat që po diskutojmë, por dy gjëra më bëjnë përshtypje, jo se më bëjnë përshtypje, por është kryetari i PD-së, miku im Lulzim, pavarësisht si e ka katandisur PD-në. që edhe si ish-ministër transporti, nuk di se çfarë është taksa e qarkullimit.
Pyetja ime është kjo: Po në vendet e tjera që ka taksë për rrugët, pse ka taksë qarkullimi?
Miku im që vjen këtu dhe tregon këmbët e mia thotë : o 7 herë 7 bëjnë 42, o 7 herë 7.
Lulzim, taksën e qarkullimit e ka çdo vend, përjashtim atyre që kanë pyje e nuk lëvizin.
Ky është mësimi i parë që profesori duhet të të jepte para se sa babai të të jepte ministrinë. Se siç hyre dole, 7 herë 7.
Kasandra dixhitale, nuk ndodhi rënia ime tek gropa. Së dyti, unë nuk i kam hapur ndonjë gropë Rrugës së Kombit. KLSH-ja thotë se e ke hapur ti, por raporti yt mjekësor bëri që këmbët e tua të përfundonin në një gropë tjetër.
Po vij tek gropa më e fundit, unë nuk i kam hapur gropë partisë sime. Siç mendon dhe vetë Saliu, kjo nuk ka lidhje me xhepat e errët të oligarkëve rusë. Profesor, u kam thënë një shprehje, që siç thotë Saliu ia ka mësuar gjyshja: Qesh mirë kush qesh i fundit. Mos qeshni me këtë histori, nuk dua t’ju vijë më e hidhur.
E keni pjesë të funksionit në parti, duhet të qeshni me çdo budallëk, e keni rregull. Këtu vjen rrushi sheh rrushin e piqet, e ju të gjithë jepni këtë buzëqeshjen tuaj si budallai.”
(F.G/Faxweb.al)