Kryeministri Edi Rama ka ironizuar intervistën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha për një media greke.
Rama ndau sot në rrjetet sociale një foto ku shquhet titulli i një interviste të kreut të PD, ku flet për marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë. Rama bashkangjitur titullit ka vendosur një buf të lagur, duke risjell në vëmendje etiketimin që i ka rezervuar opozitës dhe veçanërisht Berishës gjatë muajve të fundit: “Buf i kënetës”.
Rama bashkangjitur fotos ka ndarë dhe disa “emoji”, të cilat ilustrojnë qëndrimet e kryeministrit mbi qëndrimet e kreut të PD. “Bufi, pështirosja, mashtrimi, djallëzia”, janë disa prej elementëve të përzgjedhura nga kryeministri Edi Rama.