11:34 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama i lë drekën shtuar me mish e me byrek Tërmet Peçit, por kryebashkiaku nuk ‘mërzitet’ në çdo dy fjalë falenderon kryeministrin: Falë jush, falë jush!

15:15 | 13/07/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama i lë drekën shtuar me mish e me byrek Tërmet Peçit, por kryebashkiaku nuk ‘mërzitet’ në çdo dy fjalë falenderon kryeministrin: Falë jush, falë jush!

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në qytetin e Tepelenës, ku zhvilloi në vizitë edhe në bujtinën e blegtorit Bledar Hysa.

Rama ishte shoqëruar në këtë vizitë nga kryebashkiaku Tërmet Peçi dhe Mirela Kumbaro, ndërkohë që në bujtinë kishin marrë të gjitha masat për të mbushur tavolinën plot, ku vihej re byreku, mish i pjekur, djathra të ndryshëm.

Por kryeministri e la drekën shtruar, duke thënë se do të shkojë të vizitojë kalanë, ndërkohë që kryebashkiaku i Tepelenës nuk nguronte të lavdëronte në çdo dy fjalë kryeministrin “Falë jush, falë jush”, megjithëse Rama nuk i ktheu përgjigje.

Edi Rama: Këto janë gjërat e shtëpisë… Blegtori: Po po të shtëpisë… Edi Rama: jo jo, nuk do të hamë gjë po ulemi dy minuta

Blegtori: Po do marrim frymë pesë minuta… Edi Rama: Distancën, të lutem…Atje ti, se je I zoti I shtëpisë, ose këtu…se jemi në kushte të tjera tani…se këtu covid nuk kemi…Eeee, asnjë rast nuk ke?
Tërmet Peçi: Një, kemi pasur, një studente që kishte ardhur nga Tirana…

Edi Rama (Peçit): Po djali, duhet ndihmuar rregullisht…Dmth, këtu është një vend fantastik, dhe ty bravo të qoftë, se ti dhe të tjerë, plot në fakt, gjithmonë e më shumë jeni shembulli që edhe në kushtet kur për shkak të pozicionit gjeografik dhe për shkak të terrenit, dukesh ose je I izoluar dhe nuk ke mundësi të bësh dalje të fuqishme në treg e sjell ti tregun te vetja, krijon ti pikën e tërheqjes në themelin e shtëpisë së gjyshit që zhvillohet e bëhet pikë turistike dhe turistët vijnë dhe ti jeton në tokën tënde dhe fiton shumë më tepër sesa në emigracion. Kjo është formula në dukje e thjeshtë por edhe reale për ata që vertet duan tia dalin. Kështu që ne do të mbështesim ty dhe të gjithë si ty që ta mbështesim këtë rrjet. Tepelena po bëhet pikë turistike gjithmonë e më shumë…

Tërmet Peçi: Falë jush… Edi Rama: Bëhet udhëkryqi I gjithë qarkut, midis Vlorës dhe Gjirokastrës…
Tërmet Peçi: Falë jush them… Edi Rama: Nuk është portë hyrëse tamam Tërmet, është e ndërmjetme, dmth është korridori, pa kaluar në korridor nuk del dot në anën tjetër, kjo është ideja. Por është një korridor me dhomë ndenjeje…

Tërmet Peçi: Kemi edhe një favor tjetër, përvec investimeve që ne po zbatojmë falë jush edhe në Borsh edhe në Himarë, ne sic thashë pak më parë kemi diskutuar që ke premtuar nuk e di, të dalim edhe në Vlorë…Atëherë mirësena erdhët…

Edi Rama: Jo nuk kemi kohë tani, të shkojmë pak te Kalaja, të shohim edhe atë që kam qef unë, atë botën e vjetër të rilindur…ja të marrim një gotë dhallë…ja shikoje pak xhepin e përparëses, shikoje…Dhe për momentin mirë, por kur të bësh agroturizmin dhe të kesh turiste të huaj në fillim do u shërbesh grave dhe pastaj burrave.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: edi ramatermet peci
Pas

Komisioni Hetimor vendos datat: Kush janë dy relatorët që do të vendosin për fatin e Presidentit Meta

Para

Ronaldo nuk njeh moshë: Numra monstruozë, ai nuk ndalet kurrë…

Para
U fut në karantinë nga frika e Koronavirusit, ja si është gjendja e Cristiano Ronaldo-s

Ronaldo nuk njeh moshë: Numra monstruozë, ai nuk ndalet kurrë…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon për të 28-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Nata e dytë e zjarrit, Rusia sulmon sërish Ukrainën me rekord dronësh, ka viktima

Fier/Arrestime, procedime dhe kërkime për vepra penale në territorin e qarkut

Rrezikoi të mbytej ndërsa po notonte në “Plazhin e Vjetër, shpëton 13-vjeçarja

25-vjeçarja merr dy fëmijët e mitur dhe largohet nga banesa, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

Tronditet Belgjika! Masakrohen nënë e bijë nga Ukraina, gjenden të vrara dhe të djegura në banesën e tyre. Babai shërben në frontin e luftës

Tiranë/Arrestime dhe procedime penale për vepra të ndryshme penale. Sekuestrohen lëndë narkotike, ndalohet dhuna dhe shkeljet në qarkullim

E qëlloi me thikë pas gërvishtjes së makinave, detaje nga plagosja në Sarandë

Zjarr në një azil në Spanjë, humb jetën një i moshuar, plagosen 19 të tjerë

Gjenden tre armë zjarri dhe fishekë në një automjet në portin e Durrësit, shpallet në kërkim 24-vjeçari nga Kosova

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.