Shkrimtarët kanë dhënë mesazhe të rëndësishme sot nga çadra e opozitës, ku i kanë bërë thirrje kryeministrit Rama që të reflektojë mbi kërkesat e opozitës. Duke mbrojtur qëndrimin e Partisë Demokratike dhe qytetarëve në çadër, ata bëjnë thirrje për zgjidhje të situatës.
Ndër ta, Zija Çela, Preç Zogaj, Agron Tufa, kanë dhënë mesazhe të forta për qeverinë:
Zija Çela
“Çfarë do kërkoja nga Partia Demokratike… Të bojkotojë seanca të caktuara. Të punohet, të shihet sa po zgjerohet e si po komunikohet. Edi Rama i shpërndan legalizimet si llokma për qentë. Mos i lejoni t’i përdorin sqepat dhe kthetrat kriminelët me mandat. Uroj që sivjet qoftë çadra e fundit në kryeqyettin tonë, por kurrë mos u ardhtë fundi protestave sa herë që liritë e tyre shkelen.
Bardhyl Londo
Apsolutisht asnjë reform tjetër nuk do të ketë sukses nëse nuk do të realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është një luftë e shenjtë që nuk është kauza e vetme e jona, por e të gjithë shqiptarvë. Jeni ju pjesëmarrës dhe do ta coni patjetër këtë deri në fund. Dua ta mbyll këtë fjalë të shkurtër me një thënie të një poeti gjerman “Nëse populli nuk e do qeverinë, atëherë qeveria duhet të zgjedhë një popull tjetër. Tashmë është vertëtuar përfundimisht që ky popull nuk e do këtë qeveri, qeveria duhet të gjejë një popull tjetër.
Preç Zogaj
Kur pushteti kriminalizohet është prishur edhe ilaçi dhe medikamenti. Unë mendoj që njerëzit e letrave, njerëzit e mendimit janë të mundur kur sundon krimi, kur krimi ngrihet në pushtet, kur merr timoni, janë të sifiduar kur vendi e sfion kanavizimi dhe janë të provokuar. Ne po mbështesim kauzën e politikës sepse jemi të provokuar. Jemi të vendosur me gjithçka që kemi në dorë që Shqipëria të dalë nga ky qorrsokak ku është futur. Unë po bëj një pyejte bashkë me ju. Krimi ka qenë gjithnjë verdallë por në pushtet kurrë! Çfarë do të thotë nëse opozita e sotme nuk do të ishte kundër kanabizimit? Nesë opozita nuk do ngrihej? Unë them këtë gjë: e vërteta do të ishte në gropë, të vërtetën do ta dinin nga 20 vetë. E di e gjithë Shipëria, e dinë edhe të majtët, edhe gjithë bota dhe kjo është merita më e madhe e çadrës. Kjo opozitë nuk ka rrugë tjetër, kjo nuk mund ta çojë popullin në zgjedhje kështu, si cjapi te kasapi, e ka të ndaluar. Prandaj edhe kryeministrit i bëjmë thirrje, të refektojë për atë që po i thotë opozita, tani krimi atij i ka dhënë dorën dhe i marrë krahun. 1 mijë ton sot, një gënjeshtër e madhe në datën 8 dhjetor të vitit 2016.
Kam ardhur këtu për veten time, dhe i kam quajtur shpesh të gjithë këta që vijnë në çadër, roje të demokracisë. Rama ka bërë 500 lazarata, nuk e dyfishin por e qindfishon drogën. Do ta shohim mirë , ne që do të jetojmë këtu. Lutem që fëmijët e tyre të mos vuajnë prej drogës. Zoti Basha , zoti kryeminsitër i nesërm, këtu në Shqipëria, Rama është kampion, 6 mijë shqiptarë nuk marrin rrogë. Mund të jetë kushdo, por jo mik i shqiptarëve. Kryeminsitri Rama, i shumti do të hyjë në një libër të Roland Qafokut, në përmbledhjet e tij. Unë jam një njeri i hequr nga puna, nga rroga. Edi Rama mua më ka borxh bukën e fëmijëve të mi. 11 vjet kryetar bashkie në Tiranë, por në Tiranë mungon Bogdani, mungon Buzuku, në asnjë rrugë të Tiranës nuk shikon një gjurmë të shkrimtarëve tanë.
Agron Tufa
Lirisë ja jepni kuptimin ju këtu në çadër. Ne nuk kërkojmë liri fallso, të shkojmë si cjapi te kasapi. Duhet të shmangim në mënyrë të plotë këtë diktaturë oligarkike dhe kriminale. Dy momente ka pasur historia e demokracisë shqiptare, heroizmi i njerëzve që mposhtën diktaturën dhe ky moment tani. Nëse i hyni llogarisë së lekut dhe të shisni votën e lirë, keni hyrë në pakt me djallin që nuk ka zot që i shpëton. Duhet ti japim fund skorjes dhe tymnajës së trashëgimisë komuniste. Të mos hyjmë në një rrugë pa kthim që do të instalonte diktaturën.