12:13 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama i ndërpreu fjalën, ç’tha Robert Ndrenika pa praninë e kamerave: Xhungël urbane, teatri mos të ndërtohet me PPP!

07:28 | 13/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama i ndërpreu fjalën, ç’tha Robert Ndrenika pa praninë e kamerave: Xhungël urbane, teatri mos të ndërtohet me PPP!

Zbulohet e plotë fjala e aktorit të madh Robert Ndrenika mbajtur këtë të hënë në Kryeministri, aty ku u prezantua projekti i Teatrit të ri Kombëtar. Në fjalën e tij, e cila për hir të së vërtetës nuk u dha në transmetimin direkt që shefi i qeverisë i bën aktiviteteve të tij në ERTV, aktori Robert Ndrenika u shpreh skeptik për projektin e paraqitur.

Sipas tij, qeveria do të duhet të heqë dorë nga skema e ndërtimit të Teatrit Kombëtar, përmes nismës PPP (Partneriteti-Publik-Privat). Shembull ai mori Maqedoninë, që siç nënvizoi Ndrenika, ka investuar 30 milionë euro për teatrin e vet.

Sa i përket projektit të prezantuar, aktori i madh tha se më parë do të donte ta shihte atë në maket, për të kuptuar skenën dhe xhepat e saj, që janë të rëndësishme për aktorët. Pasi për Ndrenikën, projekti është i bukur si kartolinë, por që i ngjan një xhungle urbane.

“Kjo që pashë, më tepër m’u duk si kartolinë. Unë do të doja ta shihja edhe maket, ta dija si është skena, ato xhepat e skenave. Gjërat që duhet të dimë dhe na interesojnë ne artistëve. Por kryesorja është se mua më shqetëson shumë ai partneriteti me privatin. Unë jam i bindur se shteti nuk e ka problem të ndërtojë një Teatër Kombëtar. Dhe këtë nuk ma heq njeri nga mendja. Shembull kam. Shteti fqinj Maqedonia, që nuk po e respekton Marrëveshjen e Ohrit, që nuk po i respekton shqiptarët, ama po ju ndërton atyre një teatër. Po e bën vetë, pa partneritet publik privat.

Prandaj do ju lutesha shumë Kryeministrit, zonjës Ministre që të heqin dorë nga partneriteti privat dhe të gjejnë fonde. Kjo mund të bëhet. Sepse kjo që është këtu, ishte një dyndje, një xhungël urbane. Ajo u duk e bukur se duket si kartolinë, por do të shihni se çdo të bëhet. Pra unë jam i mendimit, që të shtyhet edhe ca kohë nëse duhet. Por ama shteti të ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar” – theksoi në fjalën e tij Robert Ndrenika publikuar nga gsh.al.

(E.K/faxweb)

 

Etiketa: ndertimi i teatritrobert ndrenikateatri
Pas

Moti me kapriço edhe sot, shirat do të jenë prezente në pjesën më të…

Para

Rrini zgjuar natën? Sëmundjet që vijnë nga pagjumësia

Para
Rrini zgjuar natën? Sëmundjet që vijnë nga pagjumësia

Rrini zgjuar natën? Sëmundjet që vijnë nga pagjumësia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Afera Partizani/ ‘Duam gjykim nga Gjykatë tjetër’, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtim të trupës gjykuese

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 34 vatra, 17 ende aktive

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan sot mandatet për Elbasanin, Durrësin e Fierin

Faza përfundimtare e garës për kreun e ri të BKH, 7 kandidatët zhvillojnë sot intervistën me Dumanin dhe prokurorët e SPAK

Një tjetër foshnje vdes nga uria në Gaza

KQZ ia dha mandatin kushërirës së tij, Lapaj ankohet në KAS: Lista e mbyllur dha dorëheqjen, më takon mua

Richard Grenell reagon sërish për Hashim Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

Sulmuan me bomba dore Komisionin Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, dënohen 12 vite burg tre të akuzuarit

Tiranë/ Finalizohet operacioni “Destinacioni”, arrestohet 23-vjeçari që lëvizte me armë në taksi

Fier/ Mbytën me tel kryefamiljarin Anesti Rama, Gjykata jep sot masat për nënë e bijë dhe mikun e tyre!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.