14:20 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama i paraprin mitingut në Vlorë: S’kam nevojë për pushtet, i kam provuar të gjitha

15:47 | 23/06/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama i paraprin mitingut në Vlorë: S’kam nevojë për pushtet, i kam provuar të gjitha

Teksa pasditja e kësaj të premteje dy ditë përpara zgjedhjeve shënon edhe përmbylljen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste, e cila ka zgjedhur Vlorën, kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, u është drejtuar me një video-mesazh shqiptarëve.

Jo për herë të parë gjatë këtyre ditëve fushatë, ai ka zgjedhur që përmes një video t’u kërkojë shqiptarëve që të votojnë PS-në, duke thënë ndër të tjera se votat nuk i do për vete pasi po të ishte për të, i ka provuar të gjitha dhe nuk ka më nevojë e as kuriozitet për pushtet.

Ai shprehet në video-mesazh se ka zbardhur çdo fije floku të mbetur në kokë e ka lagur shumë bluza e këmisha, duke sprovuar gjithashtu e kordat e zërit, e këtë nuk do ta bënte nëse nuk do e ndiente në çdo qelizë se ka ardhur momenti, mundësia më reale për t’ia dalë, ndryshe nga të tjerët.

“Dua që ta dini po ashtu se po të ishte për mua personalisht, do më mjaftonin dhe mbase do më tepronin për çka kam arritur në karrierë në të gjitha këto vite betejë. Nuk kam ndërmend të ngjitem më lart, nuk dua të kem asgjë më tepër për vete nga jeta politike. Nuk kam më as kuriozitetin shumë njerëzor besoj për të provuar ndjesinë e të qenit në postin më të lartë ekzekutiv të Shqipërisë. S’jam më këtu për t’i plotësuar vetes ambicien e ngjitjes në majë, dëshirën e të jetuarit në majë, apo nevojën natyrale të politikanit për pushtet.

Kam bërë plot fushata, kam lagur plot bluza dhe këmisha, kam zbardhur çdo fije floku të mbetur në kokë, kam përshkuar mbi gjysmë milionë kilometra nëpër trupin e këtij vendi… Nëse nuk do ta ndieja në çdo qelizë momentin që ka ardhur, me mundësinë reale për t’ia dalë aty ku të tjerët nuk ia dolën, u dorëzuan, u lëshuan, u dëshpëruan, u larguan, nuk do isha duke lagur bluza dhe këmisha të tjera dhe duke sprovuar kordat e zërit.”, shprehet ndër të tjera Rama teksa ndalet tek vetja.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramapushtetvideo mesazhvlore
Pas

Shkarkimet në MAS/ DAP rrëzon ministren Karabina: Ka shkelur procedurat ligjore

Para

Erion Veliaj mbyll rrugën në shërbim të hotelit të Frrokëve, kë konsultoi për lulishten e re?!

Para
Edhe dy vjet në krye të Tiranës, a e dini cila është SHPRESA më e madhe e Erion Veliajt (VIDEO)

Erion Veliaj mbyll rrugën në shërbim të hotelit të Frrokëve, kë konsultoi për lulishten e re?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lëkundje tërmeti në Vlorë, sa ishte magnituda

Begaj vizitë në Ohër, takohet me Ali Ahmetin: Mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike

Pukë/ Aksidentohet një turist kroat në aksin Qafë Mali – Fierz

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në Giro d’Italia dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik të Shqipërisë.

36 mjete lundruese të bllokuara, Policia Kufitare shpëton disa shiqiptarë e të huaj

Vazhdon aksioni në Theth, IKMT vijon edhe sot me prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë

Vatër e re zjarri në malin “Vlashaj” të Shupenzës, situata përkeqësohet nga era

“Plazhi i lirë” – Procedohen 2 shtetas për pushtim të hapësirave publike në Golem

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, 17 dhe 18 vjeç

Kosovë/ Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.