Kryeministri Rama i është përgjigjur Albin Kurtit pasi ky i fundit i reagoi ashpër pas deklaratave të Ramës për demarkacionin me Malin e Zi ditën e djeshme gjatë vizitës së kryeministrit të Kosobvës Ramush Haradinaj.
Kurti kishte thënë se Edi Rama duhet të kujdeset që të jetësohen marrëveshjet e nënshkruara me qeverinë e Kosovës dhe asaj të Shqipërisë dhe jo të merret me demarkacionin duke dhënë deklarata të tilla pasi Kosova nuk kishte tokë për të falur.
Rama ka reaguar para pak çastesh në ‘fb’ duke i kthyer përgjigje Kurtit. Rama ka thënë se kufijtë nuk përcaktohen me opinione.
“I dashur Albin! Faktet s’janê opinione dhe kufijtë nuk përcaktohen me opinione! Sa për tokën po ta kujtoj që unë nuk fal as det jo më tokë”, tha Rama.
Kujtojmë që Rama në lidhje me demarkacionin u shpreh se është një çështje e brendshme e Kosovës, ai i’a tha në sy Haradinajt se duhet të tërhiqet nga pozicioni i tanishëm për demarkacionin. Por Haradinaj nuk tregoi ndonjë lëshim në këtë pikë. Ai tha se vendimin për këtë çështje do ta marrë pas përfundimit të punës së komisionit që ka emëruar për këtë problem.
(B.H/Shuplaka)