Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Albin Kurtit, duke thënë se i ka paraqitur kërkesën për tu takuar së shpejti me të për të diskutuar sipas tij, marrëveshjet e nënshkruara më herët midis dy vendeve, dhe arritjen e një sdtrategjie të re bashkëpunimi.
Duke fajësuar qeverinë pararendëse të Haradinajt, Rama tha se beson dhe shpreson tek freskia e Kurtit, dhe se ky i fundit të heqë dorë nga poezia opozitare dhe të fillojë prozën qeverisëse.
“Albin Kurti ka kërkuar të më takojë, e pres me shumë kënaqësi. E kam ndjekur në komunikimet e tij. E di sa ka nevojë për një shtysë të re për marrëveshjet që kemi bërë dhe të plotësojmë boshllëqet që u krijuan me qeverinë e mëparshme. Besoj se për ta shtyrë këtë bashkëpunim më thellë dhe për të dëgjuar me shumë kënaqësi edhe idetë e freskëta të Albinit, që besoj dhe shpresoj se do të lërë poezinë e opozitës dhe do të vazhdojë prozën e partisë në pushtet”, tha Rama.
Lidhur me Shengenin Ballkanik, kryeministri shqiptar tha se nuk është firmosur asnjë marrëveshje përveçse është bërë një deklaratë e përbashkët sa i përket lirisë së mallrave, të njerëzve etj.
“Nuk është përjashtuar Kosova dhe asnjë vend tjetër, ne jemi të hapur që edhe ajo në një rast të dytë të jetë e pranishme bashkë me dy vendet e tjera ballkanike” tha Rama.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post