Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të opozitës Lulzim Basha, pas deklaratës së këtij të fundit se Rama ka ofruar sot në Kuvend kompromis për të shtyrë Vettingun.
Por sipas Ramës, kjo nuk është aspak e vërtetë pasi ajo që ai ka deklaruar sot në kuvend, në fakt është komplet e kundërta.
“Lulëzimi, paska dëgjuar sikur unë paskam ofruar sot në Kuvend kompromis për të shtyrë Vetingun! Në fakt e kundërta është vërtetë. Unë sot kam thënë që Vetingu për mua është kusht për çdo kompromis të mundshëm, për hyrjen jashtë afateve në zgjedhje të PD-së. Dhe kam shtuar se vetëm nëse të tjerët – nënkupto miqtë e partnerët tanë që e kanë Vetingun kusht për negocimin për anëtarësimin e Shqlpërisë në BE – do të kërkonin fleksibilitet në emër të përfshirjes së PD në zgjedhje, atëherë e vetmja mundësi mund të ishte nëse PD do të pranonte ta votonte Vetingun, në seancën e parë të parlamentit të ri.”, shprehet kryeministri.
Më herët, kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh i gatshëm të votonte për ligjin e zbatimit të Vettingut, mirëpo vetëm pas krijimit të qeverisë teknike.
POSTIMI I RAMËS
SHENIMI I DITES
Lulëzimi, paska dëgjuar sikur unë paskam ofruar sot në Kuvend kompromis për të shtyrë Vetingun! Në fakt e kundërta është vërtetë. Unë sot kam thënë që Vetingu për mua është kusht për çdo kompromis të mundshëm, për hyrjen jashtë afateve në zgjedhje të PD-së. Dhe kam shtuar se vetëm nëse të tjerët – nënkupto miqtë e partnerët tanë që e kanë Vetingun kusht për negocimin për anëtarësimin e Shqlpërisë në BE – do të kërkonin fleksibilitet në emër të përfshirjes së PD në zgjedhje, atëherë e vetmja mundësi mund të ishte nëse PD do të pranonte ta votonte Vetingun, në seancën e parë të parlamentit të ri.
Sidoqoftë s’ka asnjë problem! Ne do të vazhdojmë me bukë dhe Çadra e Frikës nga Drejtësia le të vazhdojë me gurë. Durimi ynë do të soset vetëm kur të soset kufiri i fundëm i mundësisë për të hyrë të gjithë në zgjedhje. Domethënë deri ditën dhe orën e paraqitjes së emrave të skuadrave, për betejën e 18 qershorit.
Pastaj me Lulëzimin pa Lulëzimin, do ta bëjmë me mandatin e ri të popullit sovran, Vetingun dhe krejt rrugën e zbatimit të Reformës në Drejtësi. E nëse Lulëzimi dhe Çadra e Frikës nga drejtësia, mund ta vonojnë plotësimin e komisioneve të Vetingut dhe nisjen e punës së tyre, duke mos u paraqitur në punë deri në ditën e fundit të këtij kuvendi, dita e parë e Kuvendit të Ri do të shënojë edhe fundin e kësaj pengmarrjeje të turpshme të drejtësisë! (D.D/Shuplaka)