Presidenti i vendit, Ilir Meta shprehu ditën e sotme shqetësimin për rikthimin e vizave ndaj qytetarëve shqiptarë, duke argumentuar mbi lëvizjet e Holandës dhe deklaratat e zyrtarit të lartë europian mbi emigrantët.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri Rama i cili shprehet: “Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave (vizat nuk ka asnjë shans të rikthehen) po të shqetësohet për vizën qe i ka vënë figurës së kreut të shtetit, duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë! Ky front kundër Shqipërisë do dështojë. Me turp!”, shkruan Rama në twitter.
Kujtojmë se, Komisari i BE për Migrimin, Dimitris Avramopoulos tha gjatë një prononcimi ditën e djeshme se po të vazhdojë kjo tendencë migrimi nga shtete si Venezuela, Kolumbia ose Shqipëria, BE do të ndërmarrë hapa. Ai u bëri thirrje shteteve të prekura që të respektojnë rregullat për të cilat është rënë dakord (lexo ketu).