Kryeministri Rama i cili ndodhet në Vienë për të zgjidhur krizën e Bjellorusisë në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së është pyetur dhe per deklaratat e presidentit Meta në lidhje me zgjerimin me 12 milje në det të Greqisë.
“Këtu te presidenti duhet të informohet mirë, të bëjë atë ca duhet të bëjë dhe të mos ngatërrojë të drejtën e Greqisë me Kushtetutën.
Për fat të mirë të Kushtetutës nuk ka lidhje fare presidenti këtu me Greqinë dhe të ushtrimin e së drejtës që ia jep konventa.
Është si kanionet e Skraparit ka shkëmbinj në një anë shkëmbinj nga ana tjetër.
Shkëmbinjtë marrin secili pjesë nga ajo pjesë ujore në mënyrë të barabartë. Dhe kështu presidenti të jetë shumë i qetë se s’ka rafting me Kushtetutën”, tha Rama.