Kryeministri Rama ka një përgjigje për protestën e opozitës e cila vijon prej gjashtë ditësh tashmë. Nëpërmjet një postimi në Tëitter, Rama i ironizon kërkesat e protestuesve me fjalët: “Kësaj i thonë duam qiqrra në hell”.
“Qeveri Teknike pastaj rishikim të 7 ligjeve pastaj vetingun?!Kësaj i thonë duam qiqrra në hell pastaj flasim për ç’do Shqipëria: VETINGUN”, shkruan Rama.
Pavarësisht këtij reagimi, vetëm pak orë më parë, kryeministri ra dakort me një nga kërkesat e opozitës, që është “numërimi elektronik”.
“Numërimi elektronik është i mundur të bëhet. Patjetër që është i mundur dhe ne s’kemi asnjë problem. Por numërimin elektronik e kompenson qind për qind hapja e kutive sido që të vijë puna”, tha sot Rama nga foltorja e Kuvendit. (D.D/Shuplaka)