Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pak minuta më parë pas njoftimit të bërë paraditen e sotme se Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar 7 majin si datën e zgjedhjeve në Kavajë.
I pyetur nga gazetarët nëse Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet për kryebashkiakun e Kavajës, Paloka është shprehur se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën as në Kavajë dhe në asnjë vend tjetër të Shqipërisë.
Për këtë deklaratë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama vetëm pak minuta më parë. Rama shpreh keqardhje për PD-në dhe sipas tij kriza e saj s’është e s’do bëhet kriza e vendit.
“PD nuk hyn ne zgjedhje në Kavajë?Keqardhje për PD po kriza e saj s’është e s’do bëhet kriza e vendit! Zgjedhjet do bëhen Drejtësia do bëhet”, shprehet Rama.
Paloka u shpreh: “Ju jeni në dijeni të vendimit që ka marrë jo vetëm PD por e gjithë opozita. Zgjedhje me Edi Ramën dhe kriminelë nuk do të ketë, as në Kavajë, askund. Vendimi është i parevokueshëm, e morën shqiptarët më 18 shkurt. Sigurisht që Edi Rama bën sikur nuk shqetësohet, britmat e tij i ngjajnë atij që merr shpirt për t‘i hequr frikën vetes, ajo që ka rëndësi për ne është qyteratët janë të vednosur deri sa Edi Rama të pranojë qeverinë teknike. Zgjedhje me Ramën dhe opozitën e përjashtuar nuk do të ketë. Ne jemi këtu bashkë me qytetarët shqiptarë, do jemi aty ku qytetarët do kërkojnë për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme. Rama e pati mundësinë të vendoste kur opozita dhe PD i kërkuan ndryshime të Kodit Zgjedhor, por sot nuk është më koha për të pyetur Ramën, ai është i përjashtuar.
(J.V/Shuplaka)