04:14 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama i përgjigjet Presidentit: Ilir Meta nuk duhet ndaluar, na e bën më të lehtë…

17:38 | 08/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përjashtimi i Bushatit nga Kuvendi, Rama: Reagoj instiktivisht, opozita nuk njeh…

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit, gjatë një seance të jashtëzakonshme për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit, se mazhoranca nuk është mbledhur për të shkakruar një kundërshtar, duke argumentuar se nuk duhet ndaluar kurrë një kundërshtar kur gabon.

Rama theksoi se politikisht, Meta e bën shumë të lehtë pozicionin e mazhorancës në sytë e popullit duke shtuar se, njerëzit e shohin lakuriq të vërtetën e armiqësisë së ilir Metës ndaj saj.

“Kurrë mos e ndalo kundërshtarin kur gabon. Ne nuk jemi mbledhur këtu të ndalojmë një kundërshtar. Si kundërshtar i kësaj shumice qeverisëse Ilir Meta nuk duhet ndaluar. Politikisht ai na i bën shumë më të lehtë pozicionin tonë në sytë e popullit, sepse njerëzia e shohin tanimë krejt lakuriq të vërtetën e armiqësisë së ilir Metës ndaj nesh. Është një armiqësi që synonte të hidhte në herë zgjedhjet që synonte marrjen peng të drejtësisë dhe çeljen e negociatave në BE. E kam thënë se lufta e tyre për të prishur zgjedhjet do rezultonte një vrimë në ujë, por ata do shpallnin fitoren. E Pastaj flasin për pjesëmarrjen, estradë hesapi, 7×7 baras 42”, tha Rama.

Nga ana tjetër, Rama vijoi më tej duke thënë se Presidenti duhet hetuar dhe ndëshkuar nga Parlamenti duke e konsideruar këtë të fundit si armikun e hapur të Kushtetutës.

“Ilir Meta do të ishte politikisht për ne një kundërshtar që duhet ndaluar të gabojë më tutje. Ai është sot një aset i vyer i kësaj shumice qeverisëse. Për ne, dinjiteti i këtij shteti është më i rëndësishëm se sa çdo interes partiak. Ilir Meta duhet hetuar dhe ndëshkuar deri në fund nga ky Kuvend dhe reagimi ynë ndaj tij duhet të jetë frontal përtej dallimeve tona politike dhe në emër të Kushtetutës, demokracisë parlamentare.

Graviteti i Kuvendit është një emërues që duhet të na bashkojë. Ilir Meta nuk është thjesht kundërshtari i qeverisë, ai është sot armiku i hapur i Kushtetutës së Shqipërisë. Ai është sot armiku i deklaruar i Parlamentit të Shqipërisë. Nuk është thjesht politikani i frikësuar deri në palcë i reformës në drejtësi, është sot vetë shëmbëlltyra e kundërshtarëve të reformës në drejtësi.

Shqipëria në NATO, Shqipëria kandidate për BE, me një kryetar shteti që duket si aktor komik, që kur flet seriozisht të bën për të qeshur dhe kur flet për të qeshur të bën për të qarë”, tha Rama.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

 

Etiketa: edi ramailir metaseanca e jashtezakonshmeSEANCA PER SHKARKIMIN E METES
Pas

Mblidhet seanca e jashtëzakonshme/ Pak orë para protestës së 10 kombëtare, diskutohet për shkarkimin e Presidentit

Para

FOTO/ Pas ndarjes, moderatorja e njohur merr propozim për martesë nga i dashuri

Para
FOTO/ Pas ndarjes, moderatorja e njohur merr propozim për martesë nga i dashuri

FOTO/ Pas ndarjes, moderatorja e njohur merr propozim për martesë nga i dashuri

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.