Pasi kryeministri Edi Rama deklaroi mbylljen e ministrisë së Integrimit dhe përfshirjen e saj brenda Ministrisë së Jashtme, të shumta ishin shqetësimet lidhur me mënyrën se si do procedohej me Integrimin e Shqipërisë në BE, pasi mungesa e termit “integrim europian”, dukej sikur e zbehte rëndësinë e saj.
Mirëpo Rama duket se ka gjetur mënyrën se si t’u japë fund këtij shqetësimi, të cilin e ka ngritur edhe ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin, e cila deri më sot është njohur si mbështetëse e kryeministrit.
Top Channel raporton se dikasteri i drejtuar nga Ditmir Bushati, do të quhet Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.
Ndërkohë në Presidencë ka mbërritur e firmosur edhe kërkesa e Kryeministrit Rama për dekretimin e Qeverisë së re. (D.D/Shuplaka)