Kryeministri, Edi Rama është përfshirë në një debat me një qytetar në profilin e tij në “Facebook”.
Qytetari i shkruan Ramës se se ashtu si politikanët e tjerë në 25 vite edhe ai është duke gënjyer, madje duke i kujtuar dhe vilën në Surel ai shton se njerëzit nuk kanë bukë të hanë.
E menjëhershme ka qenë përgjigja nga kryeministri, i cili i ka kërkuar të mos flas për gjëra që nuk i koncepton dot dhe se shtëpia e tij është një nga qindramijëra shtëpi që janë ndërtuar në Shqipëri.
KOMENTUESI: Ka 25 vjet Shqiperia qe genjehet nga politikanet.
Ju keni vilen n Surrel jetoni rehat nderkohe ka mijera qe nk kane buke te hane por kujt i plasi potitikanet jetojne neper vila dalin vetem 1 muaj per t kerkuar voten. Zhgenjim i madh te djathte e te majte gjithe nje fytyre kane
EDI RAMA: Edi Rama O Marsel ti mbase me do mua te pastrehe, po nuk jam i pastrehe dhe me vjen keq per ty ne kete rast, por ama sa per vilen sic e quan ti eshte thjesht nje nga qindramijera shtepite qe jane ndertuar ne Shqiperi, packa se ty e ca si ty mund t’i ngaterroje forma e pazakonshme e saj po edhe ketu me vjen keq qe s’ju ndihmoj dot! Sa per daljen 1 muaj per te kerkuar voten, i’a ke futur po aq kot sa me shtepine po s’ka problem, nderkohe qe nje keshille kam per ty: Mos i’a qaj hallin Shqiperise zotrote se ka kush i’a qan dhe po ta kujtoj nese e ke harruar apo po ta tregoj nese s’e ke ditur ndonjehere, qe populli na ka dhene me shume vota se kater vjet me pare! Keshtu qe beji hyzmet vetes e punes atje ku je e mos merr persiper te flasesh per gjera qe nuk t’i rrok si duhet rradakja
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post