07:58 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama i quajti shushunja investitorët e energjisë, reagon áshpër Dhoma Italiane e Tregtisë: Jemi të trònditur

11:36 | 04/06/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“U përball me dy tèrmete dhe vírus të fortë”, Meri Shehu zbulon çfarë po përjeton kryeministri Rama, si duhet të jetë deri në fund të vitit

Një ditë pasi kryeministri Rama i quajtur shushunja investitorët e energjisë së rinovueshme, kanë reaguar ashpër shoqatat e energjisë si dhe institucionet që mbrojnë interesat e investitorëve italianë.

Në një deklaratë zyrtare, Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme (AREA), Shoqata e Investiorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA), Confindustria Albania dhe Dhoma Italiane e Tregtisë (CCIA) shprehin indinjatën e thellë për deklaratën publike të kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama kundër prodhuesve të energjisë së rinovueshme, të cilët deri tani i kanë dhënë sistemit energjitik shqiptar plot 511 Mega fuqi të instaluar.

Ne jemi të tr onditur se si prodhuesit e energjisë së rinovueshme, që kanë investuar deri tani mbi 630 milionë euro dhe kanë ndihmuar vendin me energjinë e prodhuar prej tyre, si dhe kanë hapur me mijëra vende punë në nivele të ndryshme, konsiderohen nga kreu i qeverisë, si “shushunja që thithin gjakun e organizmit të vendit, duke lënë shpeshherë toka të tëra pa burimin e nevojshëm ujor”.

Kjo deklaratë kundër investitorëve shqiptarë e të huaj, të ftuar për të investuar në Shqipëri, është dezinformuese, e pabazuar dhe dashakeqe. Përkundër kësaj deklarate, ne ndjejmë të nevojshme të theksojmë se HEC-et e vegjël i kanë dhënë gjak dhe do të vazhdojnë t’i japin ekonomisë shqiptare.

HEC-et e vegjël janë teknologjia më efikase dhe më e qëndrueshme si nga ana mjedisore dhe ashtu edhe përsa i përket eficencës së prodhimit të energjisë, e pranuar nga të gjithë ekspertët ndërkombëtarë të fushës.

Asnjë studim i deritanishëm, i bërë apo porositur nga qeveria, apo nga ekspertë të pavarur, nuk tregon se HEC-et e vegjël kanë sjellë thatësirë të tokave ku ato operojnë.

Sulmi i drejpërdrejtë i kryeministrit të Shqipërisë ndaj investimeve të bëra me kerkesë të qeverisë shqiptare dhe të mbështetura në studime shkencore, është në vazhdën e goditjeve të vazhdueshme që qeveria e drejtuar nga z. Edi Rama po u bën këtyre investimeve në mënyrë të padrejtë dhe antiligjore, për qëllime që nuk kanë të bëjnë aspak me përmirësimin e sistemit energjitik.

Deklarata të tilla publike janë jo vetëm të dëmshme për investitorët, por edhe për të ardhmen e ekonomisë së vendit. HEC-et e vegjël janë një aset për sistemin energjitik shqiptar. Në pak vite ato do të prodhojnë energji me thuajse me kosto zero për konsumatorët dhe biznesin, pasi do të kthehen në pasuri të vetë shtetit me përfundimin e kontratave koncesionare.

Ne dëshirojmë të nënvizojmë se, energjia e prodhuar nga HEC-et e vegjël ka ulur në mënyrë të ndjeshme importin nga kompani të huaja të vendeve fqinje, duke u paguar edhe me një çmim më të ulët se importi, duke dhënë kështu një impakt direkt pozitiv në rritjen e ekonomisë dhe në vetë sistemin energjitik shqiptar, i cili, për fat të keq, po i faturon te prodhuesit e vegjël të energjisë dhe te konsumatorët, kostot e keqmenaxhimit nga shteti.

Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme (AREA), Shoqata e Investiorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA), Confindustria Albania dhe Dhoma Italiane e Tregtisë (CCIA) pyesin sot kryeministrin e Shqipërisë të thotë po kaq publikisht se kujt i shërben ky sulm i paprecendent ndaj prodhimit 100 % shqiptar të energjisë elektrike?, përfundon deklarata.

Deklarata e Ramës/ Duke prezantuar projektin per HEC e Skavicës, kryeministri Rama tha se me të i jepet fund keqtrajtimit ekstrem të rezervave të energjisë së pastër në Shqipëri, si rezultat i një ecjeje në mënyrë të improvizuar dhe i copëzimit shpesh herë shumë dëmtues të këtij potenciali me ato HEC-et e vogla që në shumë raste kanë funksionuar si shushunja që thithin pikërisht gjakun e organizmit të vendit duke lënë shpesh herë toka të tëra pa burimin e nevojshëm ujor, duke lënë shpesh herë komunitete pa mundësinë për të punuar tokën si rezultat i tharjes së burimit, duke bërë dëme të mëdha edhe nga pikëpamja e ekosistemit. Kryeministri Rama ka prezantuar dje projektin e hidrocentralit të Skavicës, i cili do të ndërtohet nga vetë shteti. Fuqia e instaluar e tij do të jetë 210 MW./monitor

Pas

Fshiu ballin disa herë në Kuvend, ministri dyshohet që të jetë prekur me Covid, bën testin pas seancës

Para

VIDEO/ I thyejnë derën dhe e gjejnë me mbathje në banesë, del momenti i árrestimit të super-trafikantit shiptar në Spanjë

Para
VIDEO/ I thyejnë derën dhe e gjejnë me mbathje në banesë, del momenti i árrestimit të super-trafikantit shiptar në Spanjë

VIDEO/ I thyejnë derën dhe e gjejnë me mbathje në banesë, del momenti i árrestimit të super-trafikantit shiptar në Spanjë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.