Kryeministri Edi Rama vizitoi ditën e sotme familjen e Lufti Kelmendit në Fushë-Krujë i dënuar me 13 vjet heqje lirie në vitin 1984.
Gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin Lutfi Kelmendi i a treguar se deri më tani njerëzit janë përçarë nga politika. Gjatë fjalës së tij Rama i ka dhënë një këshillë dhe djalit të shtëpisë, duke iu drejtuar: “Avash, avash mos u marto shpejt ti”.
Biseda:
Kelmendi: Një brez i joni humbi
Rama: E kanë humbur shumë gjëra
Kelmendi: Të paktën të rrojmë e të gëzojmë një ditë
Xhaçka: Ju vetë i keni marrë të 7 këstet?
Kelmendi: Po i kam marrë, kam martuar gocat, kam bërë dhe ca punë në shtëpi. Ai sistem mos ardhtë më, baba spiunonte djalin e djali babën, po të paktën të mos na dalin nëpër televizore ca nga ata.
Rama: Ata që kanë qenë më servilat u bënë sikur s’kanë qenë këtu, por në hënë.
Rama: ( djalit të shtëpisë): Avash, avash mos u marto shpejt ti (qesh).
(J.V/Shuplaka)