E tensionuar, me debate ka qenë senca e sotme plenare. U hodhën edhe tymnaja por asgjë nuk e ndali procesin e votimit të Kryeprokurorit të Përkohshëm. U vendos Arta Marku me 69 vota pro dhe 2 kundër dhe 2 abstenim.
Si më poshtë janë pamjet që nuk i keni parë në momente “live” nëpër ekrane. Janë momentet kur Edi Rama ka dalë jashtë vetes së tij. I tensionuar është shfaqur Rama teksa shikon edhe reagimet e opozitës.
Edi Rama është filmuar gjatë seancës së Kuvendit të Shqipërisë duke i bërtitur gardistit që po e mbronte me çadër. Ai ka ngritur edhe njërën dorë duke i thënë se nuk është e nejoshme hapja e çadrës që mund ta ndohmonte nga tymi brenda parlamentit. Pamjet janë filmuar në momentet kur mazhoranca ishte duke votuar kryeprokuroren e re.
Rama mesa duket mezi priste që të kryehej votimi pasi situata sa vinte dhe po acarohej më shumë. (J.V/Faxweb)