Ish-kryeministri Berisha i është përgjigjur kryeministrit Rama i cili sot në Kuvend ishte ulur tek karrigia e tij teksa zgjidhej Meta President.
Berisha ka thënë se Rama vuan që në lindje nga kompleksi i Edipit, por tani vuan nga kompleksi Sali.
“Miq, kjo foto e sotme deshmon dhe nje here se Edivin Kristaq Rama, pas Kompleksit te Edipit, nga i cili vuan qe ne lindje, kompleksi i dyte i tmerrshem qe do ta shoqeroje edhe ne ate jete eshte Kompleksi Sali. Eshte i pashprese! Sb”,- shkruan Berisha në rrjetet sociale.
Meta është zgjedhur President i Republikës me 87 vota pro dhe 2 kundër. (M.D/Shuplaka)
Discussion about this post