Ish-kryeminiastri Berisha nga foltorja e Kuvendit edhe pse maxhoranca e ka braktisur sallën, ka vazhduar me akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama duke thënë se mes Europës dhe drogës Rama ka zgjedhur këtë të fundit duke bllokur integrimin e Shqipërisë.
Berisha tha se ai dhe qeveria është e lidhur këmbë e krye me krimin, ndërsa për trafikantin e madh të drogës Met Kanani, deklaroi se ishte mik i Gramoz Ruçit.
“Se kur policitë ndalon Bardhok Planën, ai urdhëronte lirimin e tij të menjëhershëm, kur mori polici nga policia kolumbiane për 613 kg kokainën, bëri gjithçka, ndërroi edhe drejtorin, por kur dështoi deklaroi se e kapi pa asnjë ndihmë. Rama është rilindësi për të cilën bën fjalë në telefonatat me të dashurën Met Kanani, Eskobari tjetër. Do fitojë rilindësi i thoshte e dashura Met Kanani, Kanani mik kishte gramozin, por si rilindës lartësonte vetëm Ramën”- tha ai.
“Edi Rama ka zgjedhur drogën, janë ata të cilët në 2016 bënë që droga të mbillej në çdo vend të Shqipërisë.
Në fabrikën e Xibrakës vëllai i Noriegës kishte rol kryesor, për të mos folur për ngarkesa të tjera, kanë bërë që shqipëria të quhet qendër operacionale e krimit rajonal”, tha Berisha.
Ish-kryeministri duke iu referuar intervistës së Ramës për ‘France 24’ ku gazetarja franceze e pyeti kryeministrin për largimet masive të shqiptarëve nga vendi, ndësa ai iu përgjigj se nuk ndientë keqardhje pasi kështu kishte ndodhur dhe me popuj të tjerë.
“Nuk kam keqardhje thoshte, nuk ka përgjgije më antishqiptare. Koha po dëshmon profetike opozitën, dhe po ju them se me këtë qeveri, as këtë vit as në 2020 nuk happen negociatat se Edi Rama ka shndërruar drejtësinë në degë të ekzekutivit”, tha Berisha. (B.H/Faxweb)