Kryeministri Rama ka zgjedhur të thojë ‘Mirëmëngjes’ me situatën e përmirësuar sipas tij të rrjetit energjitik.
Kjo është një praktikë e zakonshme e të thënit mirëmëngjes nga Rama që ccdo ditë zgjedh të promovojë një nga punët e Rilindjes.
Në tre vjet kemi krijuar volumin më të madh të investimeve në energji për të rimëkëmbur rrjetin e amortizuar, që në 80% të vetin ishte mbi 40 vjeçar.
‘’MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të stacioneve të energjisë më 2013 dhe sot?
Në tre vjet kemi krijuar volumin më të madh të investimeve në energji për të rimëkëmbur rrjetin e amortizuar, që në 80% të vetin ishte mbi 40 vjeçar. Kjo vetëm falë mbështetjes së qytetarëve dhe familjeve që i dhanë mundësi rilindjes së shtetit dhe rivendosjes së rendit ligjor në këtë sektor, duke i dhënë fund një epoke të turpshme në historinë e vendit tonë dhe duke e kthyer këtë sektor strategjik për ekonomine nga një barrë e rëndë për buxhetin në një sektor çdo vit e më fitimprurës për Shqipërinë e shqiptarët. Bashkë kemi bërë shumë. Më shumë mbetet për t’u bërë#PërShqipërinëQëDuam ?? #PS #ShtetPunëMirëqenie’’, shkruan Rama.
Ajo që të bie në sy janë edhe komentet e Ramës me ndjekësit ku njëri prej tyre i ka thënë ‘’Rama ik’’, ndërsa kryeministri përgjigjet: Më vjen keq Joni po do ikim në zgjedhje dhe vendos Populli jo Qadra. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1543″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]