Kryeministri Edi Rama në një takim me gratë në Tiranë është ndeshur me skenarin e përsëritur ku një qytetar thërret ‘Rama ik’, thirrje kjo e dëgjuar në shumë dalje të kryeministrit.
‘Ja doli, e prisja!’, ishte përgjigja e Ramës kur dëgjoi thirrjen. Menjëhrë pas kësaj kryeministri sulmoi Partinë Demokratike duke thënë se dhe pse ka më shumë burime në dispozicion nuk e prishi dot ‘koncertin’.
Rama:
“Ja doli e prisja. Është ‘Koncert në vitin 1936’ që vazhdon nuk ka mundësi si të vazhdojë. Partia Demokratike sot natyrisht ka më shumë makina në dispozicion dhe më shumë burime në dispozicion, por është makina e atij agarit të rënë nga vakti i cili donte të prishte koncertin dhe që pianoja vazhdoi. ‘Rama ik thotë ai’.”
(R.G/Faxweb.al)