Ish-lideri historik i PD-së ka harruar për një moment betejën me Lulzim Basha dhe ka shpërthyer në akuza kundër Edi Ramës.
Në takimin me demokratët e Fierit, Berisha u shpreh se pas Enver Hoxhës, Edi Rama do të hyjë në histori si tradhëtari më i madh.
“I dashur kryetar i PD-së së Fierit dhe deputeti, Luan Baçi. Dua të përulem para jush, sepse në drejtimin e degës së PD-së, e shndërruat Fierin në qëndresën më të fuqishme kundër narkoshtetit dhe bëtë që qytetarët e Fierit të kenë më shumë besim te ju. Sot kemi një motiv, që buron nga zemrat tuaja ‘Rama ik’, sepse pas Enver Hoxhës do mbetesh në histori si kryeministri më i lig, më tradhëtar në kombin shqiptar. Nis mandatin e trete me veture 500 mije dollare. Shetit me avion ne dispozicion. Vret cdo dite endrrat e shqiptareve. Kemi 8 vite qe nuk ecim drejt Europes, por shohim drejt Azise. Interesi yne kombetar ne dore te Serbise. Shqiperia ka rrogat me te uleta ne BE”, tha Berisha.
(E.H/Faxweb.al)