Kryeministri Edi Rama, ka folur sërish për deputetin gjerman Gunther Krichbaum. I ftuar në ‘Tonight Ilva Tare’, Rama i është rikthyer komenteve që kanë për qëllim injorimin e deputetit që ka dalë hapur kundër mënyrës se si kryeministri ka qeverisur.
Rama tha se Krichbaum nuk është shumë i rëndësishëm sepse ai është thjesht një deputet nga 600 të tillë dhe se ai flet njëlloj si Partia Demokratike, por gjermanisht.
“Nuk është sekret që zotëria ka një mendim të konsoliduar jo pozitiv për qeverinë tonë. Kemi patur një takim në Tiranë dhe i’a kam thënë në sy dhe m’i ka thënë në sy opinionet. Kur ai flet, dëgjoj në pjesën më të madhe gjermanisht, Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ai është një nga 600 e kusur deputetët e Gjermanisë. Ai ka të gjitha shqetësimet e Partisë Demokratike. Edhe sajesat e PD-së merren të mirëqëna prej tij”.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post