Kryeministri Rama ka inspektuar ditën e sotme punimet në ‘Lungomare 3’, të cilat do të bëjnë lidhjen mes Ujit të Ftohtë dhe Orikumit.
Rama ka shkëmbyer vazhdimisht batuta me inxhinierët, teksa ka dhënë edhe sugjerimet e tij për ngjyrën e fasadës së punimeve.
Ai kërkoi të përdorej ngjyra rozë, violetë dhe bojëqielli, duke thënë se do dukej si një vepër arti.
Gjatë bisedës, edhe qytetarë që po laheshin në det, e ftuan Ramën t’i bashkohej.
Biseda:
Rama: Vini një ngjyrë të fortë. Një rozë të fortë, që të ikin nga këto…
Inxhinieri: Po të tregoj disa mostra
Rama: Dua të duken si lodra. Si ato mobiliet e vjetra. Një rozë ose violetë, ose bojëqiell të fortë. Të duket si vepër arti. Si vepër artistike. Po ato muret andej do të hiqen?
Inixhieri: Janë mure gabioni.
Qytetarët që kishin dalë në det për t’u larë: Hajde provoje një herë, si djalë i ri
Rama: I kemi ndarë punët. Po të futem udhe unë andej me ju, s’ka kush i bën punët këtu!