15:26 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama intervistë për “Associated Press”: Liderët opozitarë kanë frikë, duan të pengojnë integrimin

18:50 | 21/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pak orë para protestës, Rama ‘jep mesazhin’ për opozitën: Demokracia nuk negociohet

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për “The Associated Press”, ka deklaruar se ishte i vendosur që zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të mbahen pavarësishtqëndrimeve të opozitës dhe protestave të vazhduara që kanë nisur që prej mesit të muajt Shkurt.

Kryeministri shqiptar tha se qëllimi kryesor i opozitës është të pengojë përpjekjet e vendit për të nisur negociatat e plota të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Ndërkohë deklarata të tilla vijnë vetëm 2 orë përpara nisjes së protestës së 9-të kombëtare të thirrur nga opozita e bashkuar e cila do të zhvillohet në orën 20:00 para kryeministrisë.

“Është bërë për të ndikuar negativisht. Është bërë për të treguar në Evropë se ky vend nuk është i qëndrueshëm, se ky vend nuk meriton të merret seriozisht“, tha Rama.

Partitë e opozitës së qendrës së djathtë po bojkotojnë votimet pas disa muajsh duke kërkuar zgjedhje të parakohshme kombëtare dhe duke akuzuar qeverinë për manipulimin e votave.

Rama nuk ofron asnjë zgjidhje tjetër përveç “është koha për të dëgjuar njerëzit”, duke shtuar se do të rifillojë thirrjet për dialog të pakushtëzuar pas votimeve.

Vendet e BE shtynë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pavarësisht paralajmërimeve se një vonesë mund të dëmtojë përpjekjet e reformave dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

Rama tha se argumentet e opozitës “nuk qëndrojnë”, duke shtuar se ka “një plan të qartë për të prishur procesin politik, procesin e negociatave me BE”.

Ai tha se udhëheqësit e opozitës kanë frikë se negociatat e anëtarësimit në BE do të hapen me fokus gjyqësorin.

“Vendi duhej të provonte se ky është një vend ku sistemi i drejtësisë nuk ka asnjë problem për të paditur, për të dënuar dhe për të parandaluar veprimtarinë kriminale të askujt”, tha Rama.

“Epoka e mosndëshkimit do të përfundojë dhe ky është problemi” për opozitën, tha kryeministri.

Etiketa: edi ramaprotesta e opozitesThe Associated Press
Pas

Tirana blindohet nga Policia, burime: Numri i efektivëve shumë më i lartë nga sa thuhet (Masat shtesë)

Para

”Urgjent dialog”, ambasada italiane ultimatum qeverisë dhe opozitës shqiptare (Mesazhi për protestën)

Para
“Të arrihet marrëveshje pastaj të shtyhen zgjedhjet”, ambasadori Italian skanon krizën: 3 skenarët për negociatat!

''Urgjent dialog", ambasada italiane ultimatum qeverisë dhe opozitës shqiptare (Mesazhi për protestën)

Discussion about this post

 



Të Fundit

KQZ rrëzon pretendimet e PD për “trenin Bullgar”

Kreu disa vjedhje, arrestohet 33- vjeçari në Vlorë

Program mbarëkombëtar, simulime si të reagojmë në raste zjarri në shkolla

Moti i keq godet Greqinë, stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë

Vendimi i qeverisë, policë vullnetarë për hetime dhe administrim të provave

“Duam të parandalojmë emigrimin masiv”, ambasada e SHBA ndan mesazhin e Sekretarit të Shtetit Rubio: Të vetmit që përfitojnë janë trafikantët

Meloni vizitë në Kazakistan, nënshkruhen marrëveshje në vlerën 4 miliardë euro

Veprime të turpshme me 12-vjeçaren, adoleshentët postojnë videot në rrjetet sociale

Ministri Sybiha: Ukraina dëshiron të shohë propozimet e paqes të Rusisë përpara bisedimeve

Ngërç në bisedimet SHBA-Kinë për tarifat, Trump dhe Xi Jinping mund të përfshihen drejtpërdrejtë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.