Kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar të ironizojë opozitën jashtëparlamentare dhe Presidentin Ilir Meta për zerimin e taksave. Në fjalën e tij gjatë Asamblesë Kombëtare të PS, Rama thotë se duhet të jesh tepër i mllefosur me Lulzim Bashën kur flet për heqjen e tarifave të pushtetit vendor.
Sipas Ramës, Basha mund të bëjë këtë por do të pastrojë me fshesën e Monikës dhe të ndriçojë me Ilir Metën e Sali Berishën.
“Sot ne vijmë në pikën kur e zerojmë taksën dhe zerojmë TVSH për biznesin e vogël deri në 100 milionë, zero. Ky nunk është premtim elektoral, por ligj i Kuvendit dhe zerojmë taksën deri në 140 milionë.
E kuptoj që ky zeriim krijon problem të madh sepse është fakt, jo garë premtimesh por duhet të jesh vërtetë kaq i mllefosur dhe i ndërkryer sa të mos qeshësh e lë mo ta votosh Lulin kur thotë ne e bëjmë 0.5. jam i bindur që kur të vijë fushata do thojë do e bëjmë -0.5. edhe e bën ai sepse do që njerëzit të jenë të gëzuar kur ai flet.
Thotë e bëjmë 0.5 por ama nuk ka më tarifa të pushtetit vendor. Pra të mos paguash për pastrimin se do e bëjë Luli me fshesën e Monikës. Mos paguani për ndriçimin se do na ndriçojë Iliri me Saliun. Ky është dëshpërim i madh dhe dëshpërimin më të madh e bën që sot është fakt. Po të shkojmë përtej këtyre, a është i drejtë sot sistemi i rekrutimit të personave që shkojnë në shkollë.
A është më e rëndësishme se dje apo njësoj si dje kur për tu bërë infermiere duhet të merrje kartonin kuq e bardh të ndërmarrjes së Ilirit dhe Monikës. Sigurisht që sot kush studion për mjekësi dhe infermieri e ka rrugën e hapur nesër është më i zoti se ai apo ajo që ka mbrapa”, tha Rama. (A.M/Faxweb.al)