Kryeministri Edi Rama, duke folur në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare që mbahen në maj, ka hedhur batuta edhe për kundërshtarët e tij politikë.
Ai është shprehur i bindur se Partia Socialiste e ka të sigurt fitoren, duke shtuar se “lufta’ e vërtetë është ajo për vendin e sytë.
“Kur ata merren me debate dhe seksin engjëjve, ne në territorin e vendit mund të kemi 600 mbledhje organizatash që mund të jenë duke u zhvilluar. Si mund të mundet kjo parti? Lufta për vendin e dytë më duket e fortë. Vendi i dytë nuk është i sigurt për asnjërin”, tha Rama.