Pak orë pas pjesëmarrjes së senatorit Italian Aldo Di Biagio në çadrën e opozitës, kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” një lajm pikërisht mbi këtë senator.
Lajmi është i vitit 2013 dhe është botuar në “Huffington Post-in” e Italisë. Sipas këtij lajmi, Di Biagio është akuzuar nga organet e rendit në Itali për shpërdorim detyre si edhe për vjedhjen e 450 mijë eurove.
Në 2013-ën, De Biagio ishte shefi i Zyrës së Politikave Ndërkombëtare në Ministrinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Itali.
Bazuar në artikull, De Biagio kishte krijuar një skemë mashtruese, ku përfitonte pensionet e personave italianë që jetonin jashtë vendit.
“Njihuni me mbështetësit ndërkombëtarë të “Republikës së Re”, shkruan Rama. Në fund ai bashkëngjit edhe një emoji duke qeshur me lot. (D.D/Shuplaka)