13:24 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama ironizon Spahon për CEZ: Lexojmë libra të njëjtë dhe kemi pikëpamje të ndryshme

10:29 | 29/12/2016
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Rama ironizon Spahon për CEZ: Lexojmë libra të njëjtë dhe kemi pikëpamje të ndryshme

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur paraditen e sotme në Komisionin Hetimor për CEZ, ku pritet që ai të japë dëshminë e tij për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Shqipërisë dhe kompanisë çeke të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Që në fillim të pyetjeve drejtuar nga kreu i këtij komisioni, Edmond Spaho, kreu i Qeverisë ka mbajtur një qëndrim lakonik.

Përmes përgjigjeve të shkurtra është shprehur se konfirmon ato që janë deklaruar më parë: “Konfirmoj referimet e ministrit Gjiknuri.” I pyetur lidhur me marrëveshjen me kompaninë çeke, ai deklaroi se marrëveshja nuk ka qenë e paravendosur.

Spaho: A ka qenë e paravendosur marrëveshja me CEZ?

Rama: Jo.

Spaho: Keni deklaruar se marrëveshja është firmosur në 26 qershor, mua rezulton se marrëveshja është nënshkruar në janar-shkurt, ku janë zhvilluar dy takime negociimi në Vjenë, ku pala shqiptare kërkonte negociimin për mbledhjen e borxheve. Sipas njoftimeve që qeveria ka shkëmbyer me avokatin ndërkombëtar ka deklaruar në 31 mars se marrëveshja është nënshkruar.  Ai e ka informuar se marrëveshja është në pikën përfundimtare. Ndërkohë zoti Gjiknuri në Prokurori ka thënë, pozicioni që ka mbajtur pala shqiptare është mbajtja e përgjegjësisë nga CEZ. Ndërkohë midis periudhës janar-deri në 7 shkurt. Për këto analiza është diskutuar në nivelet më të larta, edhe me kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta ka thënë ai. Pa u zbuluar takimi i dytë ju keni vendosur, pra zoti Gjiknuri është konsultuar me ju për të vendosur.

Rama: Mbështes ato që ka deklaruar zoti Gjiknuri. Mbështes referimin e tij në këtë Komision. 

Spaho: Ju konfirmoni se nënshkrimi është bërë pa u bërë takimi i dytë ?

Rama: Edhe njëherë tjetër mbështes referimin e Gjiknurit nga fillimi deri në fund.

Spaho: Pra ju konfirmoni se menjëherë pas takimit të parë ju vendosët që t’i jepnit CEZ-it 1 milionë Euro?

Rama: Nuk dua që të dalim nga konteksti duke cituar pjesërisht një proces, pastaj si i lexoni ju nga a-ja te zh-ja hapat e procesit është problemi juaj. Nuk konfirmoj dot nxjerrjen që i bëni ju nga konteksti një fraze.

Spaho: Unë nuk ju detyroj të miratoni çfarë them unë. Na tregoni çfarë keni diskutuar me ministrin e ekonomisë. Ministri në takimin e parë ka ngritur pretendimet të njëjta me të qeverisë së parë, pastaj pas takimit të parë dhe mbërritjes në Tiranë duke u takuar me ju vendosët t’i jepni 1 milionë Euro CEZ-it.

Rama: Unë konfirmoj atë që ka thënë Ministri këtu, që I kemi dhënë 1 milionë Euro CEZ-it është mendimi i juaj. Ky është koment dhe opinion, unë jam këtu për t’iu përgjigjur pyetjes. Lexojmë të njëjtat libra dhe kemi pikëpamje të ndryshme. Nëse ju do të vazhdoni të nxirrni konluzione mbi pikëpamjet tuaja, po bëheni më vonë këtë se ka shumë punë për të bërë.

Shalsi: Dy alternativa ka pasur, zggjidhja e marrëveshjes me mirëkuptim dhe arbitrazhi ndërkombëtar. Pse ne zgjodhëm mirëkuptimin?

Rama: Kjo është shpjeguar në mënyrë shteruese. Konteksti në të cilën ne morëm detyrën kërkonte ndërhyrje sa më të shpejtë, pasi humbjet në rrjet ishin rreth 50%, situate financiare ishte ajo që ishte, u detyruam të thërrisnim zjarrëfikësit e FMN-së. Mbi të gjitha rrezikonim një kolaps energjitik dhe financiar, pasi nuk kishim asnjë mundësi të kërkonim mbështetje. (E.K/SHUPLAKA)

VIJON…

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”439″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_thumbnails” override_thumbnail_settings=”0″ thumbnail_width=”240″ thumbnail_height=”160″ thumbnail_crop=”1″ images_per_page=”20″ number_of_columns=”0″ ajax_pagination=”1″ show_all_in_lightbox=”0″ use_imagebrowser_effect=”1″ show_slideshow_link=”1″ slideshow_link_text=”[Show slideshow]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: cezedi ramakomisionkomision cezramaSpaho
Pas

Regjisori i Portokallisë dekorohet me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti

Para

“CEZ”, Spaho-Ramës: “Avokati ndërkombëtar iu tha të shkonit në arbitrazh, morët vendim politik” Kryeministri: Shqipëria doli me fitim

Para
“CEZ”, Spaho-Ramës: “Avokati ndërkombëtar iu tha të shkonit në arbitrazh, morët vendim politik” Kryeministri: Shqipëria doli me fitim

“CEZ”, Spaho-Ramës: “Avokati ndërkombëtar iu tha të shkonit në arbitrazh, morët vendim politik” Kryeministri: Shqipëria doli me fitim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Ervis Doçi e ka gjithçka me licencë të Edi dhe Olsi Ramës! Portin e Durrësit e kontrollon Troplini, prandaj u njoftua që të ikte

Automjeti përplaset me motorin, një person përfundon në spital, procedohet 36- vjeçari në Korçë

Kreu i SPAK, Altin Dumani: Operacioni antidrogë s’ka të bëjë me zgjedhjet. Data e “goditjes” e dakordësuar me antimafien italiane dhe Eurojust

Grupi kriminal i goditur veproi gjatë zgjedhjeve? Berisha: Përshëndes Antimafian italiane, SPAK aty ishte! Kush e informoi Visin e Pojës të largohet

Akuza e Berishës: DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën! Zarfet, votat u plotësuan nga patronazhistët. Dora e zezë e Postës Shqiptare…

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë: Do të avancojmë bashkëpunimin e suksesshëm midis dy vendeve

Ku ishte qendra e grupit kriminal të zbuluar? Përgjigjet Dumani: Baza ishte në Durrës. Nuk japim gjeneralitete për persona

E rëndë në Tiranë! Gjendet pa shenja jete një 24-vjeçar në liqenin e Farkës, dyshohet se…

Operacioni ‘Ura’/ Mara jep detaje: Qendra ishte në Puglia, Belgjikë, Gjermani, Hollandë dhe Amerikën e Jugut! U sekuestruan 3 restorante dhe një televizion në Vlorë

‘Ndoqëm paratë përtej kufirit’, prokurori italian: Bashkëpunimi me SPAK i suksesshëm, nuk patëm rrjedhje informacioni

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.