22:58 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama iu përgjigjet naftëtarëve: Keni të drejtë, ne e kemi ngritur këtë aferë, pronari i ARMO-s është banka

11:00 | 22/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama iu përgjigjet naftëtarëve: Keni të drejtë, ne e kemi ngritur këtë aferë, pronari i ARMO-s është banka

Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje për herë të parë naftëtarëve të ARMO-s.

Rama tha se shteti është fajtor për situatën, por se qeveria e tij i ka bërë përpjekjet maksimale për të zgjidhur problemin.

“Ne e kemi ngritur këtë aferë, operacioni doli me sukses dhe pacienti vdiq. Dhe ajo çka ne morëm ishte një i vdekur që duhej ringjallur. Pronari i ARMO-s është banka, dhe ajo çka ne kemi bërë sepse nga njëra anë jemi shumë të vetëdijshëm për vlerën kombëtare që ka ai aset, ka qenë të bëjmë çmos të nxisim interesimin e investitorëve. Ju thoni që gjendja teknike është e mirë, por sipas parametrave të sigurisë gjendja nuk është dhe aq e mirë. Elementët e tjerë që ju përmendët jam plotësisht me ju. Qendrat shëndetësore, uji, është e pakuptueshme sesi u futën të gjitha në atë privatizim kriminal. Janë të gjitha pjesë e problemit, kemi nisur me kohë të bëjmë ndarjen e plotë e përgjegjësive. Mos harroni se jeni në një sistem ku të drejtën e pronës e ka ai që është pronar.”-tha Kryeministri.

Rama foli dhe për opsionin e shtetëzimit, por tha se shteti sot nuk e përballon dot financiarisht këtë mundësi.

Rama tha se ka negociuar dhe me Bankers Petroleum, por pa rezultat real.

“Shtetëzimin nuk është se nuk e kemi menduar, por nga konsultimet nuk kemi një pamje të qartë, është një skemë me një kosto që sot për sot ne nuk e marrim dot përsipër. Unë iu qëndroj premtimeve. Premtimi për kushtin themelor, ajo rafineri është dizenjuar për naftën, qysh në fillesën e vet është projektuar për të shfrytëzuar naftën. Për këtë është e nevojshme një operator privat. Bankers Petroleum, pafund takime me Bankers për të nxitur planifikimin në funksion të ARMO-s. Jo se skemi patur sukses por ka munguar disponibiliteti i atyre që e kanë shfrytëzuar për të paguar financiarisht Bankersin.Unë nuk hyj tek ata që dorëzohem. Ju më njihni”tha Rama.

(F.G/Faxweb)

Pas

Ishin duke pastruar borën, punëtorët shpëtojnë mrekullisht në Kukës (VIDEO)

Para

VIDEO/ Flet eksperti i policisë: Nënë e bir u vranë, ja skema që ndoqi vrasësi

Para
VIDEO/ Flet eksperti i policisë: Nënë e bir u vranë, ja skema që ndoqi vrasësi

VIDEO/ Flet eksperti i policisë: Nënë e bir u vranë, ja skema që ndoqi vrasësi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.