Kryeministri Edi Rama gjate një interviste për emisionin “Open” në Top Channel komentoi masat që po merr qeveria e tij në mbrojtje të pandemisë globale.
Ai tha se kjo është një luftë duke iu referuar koronavirusit dhe për ta luftuar në kushtet kur nuk kemi një ilaç janë masat shtrënguese. “Ne nuk duhet të shikojmë a jemi vetëm apo me të tjerë, por të shohim të bëjmë maksimumin për veten tonë. Në këtë luftë të gjitha vendet janë vetëm”,- tha ndër të tjera Rama.
“Sot kancelarja gjermane foli për luftë, Franca, SHBA foli për luftë sepse kjo është një luftë. Njerëzit duhet ta fusin mirë në kokë se në luftë prioriteti është të luftosh armikun dhe të mbrosh jetën. Të gjitha të tjerat janë dytësore.
Njerëzit duhet të mësojnë të rrinë në rradhë, distancë nga njeri-tjetri dhe jo të mblidhen të gjithë bashkë te dera. Kjo është pjesë e luftës ndaj armikut që na do dorë për dore në rrugë, nga do të grumbulluar, ndërkohë që ne duhet të bëjmë të kundërtën.
Ne nuk duhet të shikojmë a jemi vetëm apo me të tjerë, por të shohim të bëjmë maksimumin për veten tonë. Në këtë luftë të gjitha vendet janë vetëm. Ajo që ne na takon duke mos qenë Gjermania, Franca, apo Amerika që kanë shumë më tepër mjete financiare të bëjmë të gjitha gjërat e duhura pa asnjë kompromis që rrezikon jetën. Nëse doni vende të tjera mund t’ju them që në Itali mund të dalësh vetëm me qenin.
Të gjithë në këtë botë dinë vetëm një gjë dhe kanë rëndë dakord me gjënë që ne bëmë në fillim fare që masat shtrënguese janë i vetmi instument, që kemi për armikun që nuk kemi një armë që ta vrasë dhe ne të çlirohemi nga ky makth”, tha Rama.
Discussion about this post