Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të rëndësishëm për sa i përket rrugës së Arbrit. Ai ka njoftuar se është çelur konçensioni për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e saj. Brenda vjeshtës procesi do të konkretizohet me nisjen e punimeve.
Për kalimin me automjet në këtë aks qytetarët nuk do të paguajnë asnjë tarifë, deklaron ai.
POSTIMI I RAMËS:
RRUGA E ARBËRIT ÇEL PROGRAMIN 1 MILIARDË PER RINDËRTIM
Drejt finalizimit një proçes i stërzgjatur në vite që do të kurorëzohet, siç është premtuar brenda vjeshtës me nisjen e punimeve.
Është çelur dje koncesioni për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së Arbrit, me një vlerë prej 33,6 mld lekë të reja. Ofertat do të priten deri në dt 2 tetor 2017 dhe komisioni do të shpallë fituesin brenda 60 ditëve nga data e mbylljes së ofertës.
Për kalimin me automjet në këtë aks, nuk do t’ju duhet të paguani asnjë tarifë. (B.H/Shuplaka)