Kryeministri Edi Rama, i është kundërpërgjigjur kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç, për deklaratat e këtij të fundit për vizitën e tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
I ftuar në emisionin “Zona e Debatit” në “Klan Kosova”, Rama i bëri thirrje Vuçiçit, të mos shqetësohet se cilin viziton ai në Kosovë.
“Vuçiç të ketë kujdes të mos vizitojë ekstremistët, se pastaj u kujtohet njerëzve se ka qenë me ata. Ndërkohë unë vizitoj miqtë e mi. Ai i quan ekstremistë, ne i quajmë çlirimtarë.”, tha Rama.
Ndërkohë, kryeministri shqiptar deklaroi se do t’i kërkonte Beogradit të fshinte të gjitha urdhër-arrestet për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Çfarë lidhje ka Beogradi me Evropën nëse harron që Ramush Haradinaj është i pa fajësuar nga një gjykatë ku është fajësuar ai që rrënoi Ballkanin dhe ish-Jugosllavinë. Shpresoj që javën e ardhshme Ramushi do të kthehet në Kosovë. Ndërkohë që ne do të kërkojë pareshtur që të gjitha shtetet e Evropës të fshijnë ato urdhër arreste të Serbisë”, tha Rama. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post