Pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Apolloni të Fierit ku diskutoi për zgjedhjet dhe qeverinë teknike, reagon kryetari i Departamentit të Artit edhe Kulturës në Partinë Demokratike, Arben Skënderi.
Sipas Skënderit, Rama sot ka shkelur ligjin pasi organizimi i çdo lloj aktiviteti që nuk ka në fokus vlera kulturore të lidhura drejtperdrejt apo indirekt me promovimin e trashgimisë kulturore apo të vetë citit ku aktiviteti ndodh, është i ndaluar.
“Eshtë i ndaluar me ligj organizimi i çdo lloj aktiviteti që nuk ka në fokus vlera kulturore të lidhura drejtperdrejt apo indirekt me promovimin e trashgimisë kulturore apo të vetë citit ku aktiviteti ndodh.
Dhe aq me tepër është kategorikisht i ndaluar organizimi i aktiviteteve të mirefillta politike e partiake.
Kjo është totalish e pa tolerueshme dhe në të gjitha rastet do duhej leje nga Ministria e Kulturës (që sigurisht nuk e ka një të tillë)
Ligji vlen njësoj për të gjithë. Sigurisht Edi Rama dhe “nëna” parti nuk e përfillin as në këtë rast, sepse as kultura nuk është lënë me një anë kur bëhet fjalë për shkatërrimin e nisur në të gjithë sektorët e jetës në vend.”, shkruan Skënderi.
Kryetari i Departamentit të Artit edhe Kulturës në Partinë Demokratike, kujton gjithashtu edhe punimet në Durrës dhe në Gjirokastër, sidomos në Durrës për të cilin ka reaguar shumë herë kundër projektit Veliera.
REAGIMI I PLOTË I SKËNDERIT
Sot në Apolloni…
Dhunim i paster i citeve të trashgimisë kulturore nga partia në pushtet dhe kjo jo për herë te parë…
Eshtë i ndaluar me ligj organizimi i çdo lloj aktiviteti që nuk ka në fokus vlera kulturore të lidhura drejtperdrejt apo indirekt me promovimin e trashgimisë kulturore apo të vetë citit ku aktiviteti ndodh.
Dhe aq me tepër është kategorikisht i ndaluar organizimi i aktiviteteve të mirefillta politike e partiake.
Kjo është totalish e pa tolerueshme dhe në të gjitha rastet do duhej leje nga Ministria e Kulturës (që sigurisht nuk e ka një të tillë)
Ligji vlen njësoj për të gjithë. Sigurisht Edi Rama dhe “nëna” parti nuk e përfillin as në këtë rast, sepse as kultura nuk është lënë me një anë kur bëhet fjalë për shkatërrimin e nisur në të gjithë sektorët e jetës në vend.
Trashgimia po përdhoset e shkaterrohet cdo ditë anë e mbanë vendit, nga Durresi në Gjirokastër e kudo ku intresat mafioze bëjnë ligjin.
Ky është një provokim i pastër dhe tregues i rëndomtë i arrogancës së Edi Rames në ditët e tij të fundit…! (D.D/Shuplaka)