21:27 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Rama ka zgjedhur fundin e tmerrshëm, i sakrifikojë të gjithë, aleatin, Tahirin, vetëm e vetëm për karrigen”

14:31 | 26/04/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputeti demokrat: Ka një bashkëveprim në distancë mes PD-së dhe LSI-së

Për dështimin e negociatave mes forcave politike në vend ka reaguar dhe ish-deputeti socialist dhe tashmë në rradhët e partisë Demokratike Kastriot Islami.

Ai është shprehur se ashtu siç pritej Rama i ka hedhur në erë këto zgjedhje. Sipas IslamitRama ka zgjedhur rrugën e fundit të tmerrshën me shpresën që do mund të ruajë karrigen e tij.

‘’ Rama, edhe mbrëmë në negociata, është treguar i gatshëm të lëshojë gjithçka përveç karriges së tij. Është treguar i vendosur të hedhë në erë gjithçka përfshi edhe stabilitetin e vendit për karrigen e tij. Të shkatërrojë pluralizimin. Të eliminojë opozitën. Të sakrifikojë aleatin më të madh. Të shkarkojë “shokun e ngushtë” të drogës dhe kanabisit Ministrin Tahiri.

Të largojë si përgjegjës të gjithë drejtorët e policisë së shtetit. Të falë katër, gjashtë madje edhe të gjithë ministrat. Vetëm e vetëm që të qëndrojë në karrigen e kryeministrit. Të mos e lëshojë karrigen e kryeministrit, “lodrën” e cila e argëton por edhe i shëron sindromin “hubris” që ja zbuloi së fundmi një personazh i nderuar’’, shkruan ndër të tjera Islami.

SHKRIMI I PLOTË:

Edi Rama i ka hedhur në erë negociatat siç pritej dhe siç ishte paralajmëruar nga pak njerëzit me mend në këtë vend. Negociatat nuk kanë dështuar ngaqë nuk janë marrë vesh palët por sepse Rama mes “fundit të tmerrshëm” dhe “tmerrit pafund” ka zgjedhur rrugën e “fundit të tmerrshëm” me shpresën se kështu mund të ruajë karrigen e tij. Se kështu mund të shkatërrojë opozitën duke shkuar i vetëm në zgjedhje dhe rivendosur monizmin. Se kështu mund të nënshtrojë qytetarët e varfëruar e terrorizuar dhe burgosur opozitarët duke lënë jashtë parlamentit përfaqësuesit e gjysmës së popullsisë.

Rama i ka dhënë fund mundësisë për të zgjidhur krizën përmes rrugës së “butë” të daljes nga kriza dhe duke i provokuar qytetarët e lënë të vetmen mundësi, atë të ballafaqimit me të keqen që me shumë gjasa do të mund të shkaktonte trazira dhe destabilitet. Në këtë rast përgjegjësi i vetëm do të ishte Rama, i kapur me mish e me shpirt pas karriges së kryeministrit. Rama është i kapur pas kësaj karrigeje edhe nga frika e tmerrshme që i shkakton largimi prej saj, qoftë edhe i përkohshëm, të cilën e sheh si largim të përhershëm.

Rama, edhe mbrëmë në negociata, është treguar i gatshëm të lëshojë gjithçka përveç karriges së tij. Është treguar i vendosur të hedhë në erë gjithçka përfshi edhe stabilitetin e vendit për karrigen e tij. Të shkatërrojë pluralizimin. Të eliminojë opozitën. Të sakrifikojë aleatin më të madh. Të shkarkojë “shokun e ngushtë” të drogës dhe kanabisit Ministrin Tahiri. Të largojë si përgjegjës të gjithë drejtorët e policisë së shtetit. Të falë katër, gjashtë madje edhe të gjithë ministrat. Vetëm e vetëm që të qëndrojë në karrigen e kryeministrit. Të mos e lëshojë karrigen e kryeministrit, “lodrën” e cila e argëton por edhe i shëron sindromin “hubris” që ja zbuloi së fundmi një personazh i nderuar.

Rama nuk ka asnjë rrugë tjetër për të realizuar të vetmin synim, manipulimin e zgjedhjeve, tjetërsimin e rezultatit zgjedhor, veçse të qëndrojë i lidhur në karrigen e kryeministrit për të ruajtur lidhjet me kriminelët e narkotrafikantët, të cilat i konsideron të vetmet mjete për të ruajtur karrigen e tij.

Rama tashmë e ka të qartë dhe është shprehur brenda kupolës së tij se “po u largova nga karrigia e kryeministrit, sistemi do të na rrëzohet” që ndryshe do të thotë se i) sistemi i lidhjes së krimi me shtetin shkatërrohet; ii) sistemi i blerjes së votës me paratë e korrupsionit shpërbëhet; iii) sistemi i angazhimit të individëve me rekorde kriminale hidhet në erë; iv) sistemi i përdorimit të kanabisit dhe narkotrafikut për manipulimin e zgjedhjeve anahilohet. Prandaj është kundër një qeverie teknike/kujdestare/besimi që ka këto detyra për të realizuar; që ka mandatin kohor të arsyeshëm për të kryer këto detyra dhe ka njerëzit që krijojnë besimin e garantojnë sukses për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Rama nuk është thjesht i lidhur me karrigen e kryeministrit, por në fakt është peng i lidhjeve të fuqishme të krimit me qeverinë e tij dhe atë vetë personalisht. Është i salduar me aferat korruptive që edhe gjatë këtyre ditëve e orëve të negocimit është i detyruar ti vazhdojë intensivisht. Është pazgjidhshmërisht i lidhur me kanabisin e narkotrafikun vendas e ndërkombëtar dhe i pamundur për ti shpëtuar. Duke qenë peng i këtyre lidhjeve, ai është ndër tjera edhe nën diktatin e tyre dhe i detyruar të realizojë gjithçka ata i kërkojnë qoftë edhe me koston e trazirave dhe destabilitetit të vendit. Qoftë edhe duke kërcënuar me kartën nacionaliste të destabiliteti të rajonit duke treguar se karrigia e tij ka koston e lartë jo vetëm të destabilitetit të vendit por edhe të vendeve fqinj e të rajonit duke demonstruar se pengmarrja dhe lidhjet e tij me krimin e narkotrafikun janë përtej kufijve të vendit dhe përtej trevave ku jetojnë shqiptarët.

Rama po e fut vendin në një rrugë të rrezikshme. Pluralizmi është në prag të vrasjes. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë projektuar të eliminohen. Opozitën kërkon ta shkatërrojë dhe qytetarët ti nënshtrojë. Trazirat dhe destabilieti, i vendit e rajonit, janë karta që Rama po luan për të kërcënuar shqiptarët dhe tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve. Dhe të gjitha këto thjesht për “karrigen” mbi të cilën është ulur pazgjidhshmërisht Rama, jo vetëm nga i sëmurë rëndë nga sindromi “hubris” por ndër të tjera i marrë peng edhe nga krimi, korrupsioni dhe narkotrafiku. (E.K/Shuplaka)

 

Etiketa: fundi i ramesislamikastriot islaminegociatatrama
Pas

Thaçi edhe më keq se Rama, i përvishet me kritika BE-së

Para

Derbi i kryeqytetit, mbrojtësi i Partizanit kërkon kujdes: Tirana edhe para tre vitesh na mposhti

Para
Derbi i kryeqytetit, mbrojtësi i Partizanit kërkon kujdes: Tirana edhe para tre vitesh na mposhti

Derbi i kryeqytetit, mbrojtësi i Partizanit kërkon kujdes: Tirana edhe para tre vitesh na mposhti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

FOTO/ Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, reagojnë Universiteti dhe babai i shqiptares: Akt vandalizmi! Është fyer kujtimi i saj

100 mijë shqiptarë me kriptomonedha / U zhvillua në Tiranë samiti i kriptos për Ballkanin, ekspertët tregojnë fitimet dhe rreziqet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.