Rama nga forumi i Llogaridhënies Publike në qytetin e Laçit, u ktheu përgjigje edhe akuzave se projekti 1 miliardë i qeverisë për rindërtim, lë pas dore plotësisht investimin në veriun e vendit.
“Nga program 1 miliardë për rindërtim ka 4 projejkte. Ku janë këto?
Aksi Thumanë-Kashar, aksi Milot-Balldren dhe Rruga e Arbërit, tre nga katër projekte janë në veri dhe do të ndërtohet të gjitha brenda këtij mandati.
Projekti i vetëm në jug është aksi Vlorë-Llogara. Më shumë se 75% e fondit të programit është nga Tirana e sipër, në veri.” – tha ai.
(E.L./Faxweb)
Discussion about this post