Kryeministri Edi Rama ka thënë në darkën me kandidatët për deputetë se ditën e hënë në orën 18:00 Paralmenti do të mblidhet në një seacnë të jashtëzakonshme. Kjo pasi u arrit marëveshja mes PD-së dhe PS-së vetëm 3 ditë më parë.
Në seancën e të hënës, pritet që të votohet për plotësimin e komisioneve të vettingut.
Po ashtu parlamenti pritet të miratojë ditën e hënë ndryshimet në qeveri me ministrat teknikë dhe ndryshimet në kodin zgjedhor.
PARLAMENTI SIPAS MARRËVESHJES:
Votimi i organeve të vettingut.
Votimi i dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave.
Ndryshim i Kodit Penal për forcimin e politikës penale nëpërmjet ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale, kthimin e shitblerjes së votës në vepër korrupsioni.
Forcimi i kuadrit ligjor të financimit të partive politike nëpërmjet rregullimit dhe kufizimit të shpenzimeve zgjedhore, përfshirë ato materiale, kostove dhe transparencës në lidhje me to.
Përmiresimi i standardeve të pasqyrimit të fushatës elektorale në media.
Votimi i anëtarëve të Këshillit të Ministrave, anëtarëve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje, do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit.(J.V/Shuplaka)