Kryeministri Edi Rama ka replikuar me njërin nga fermerët në takimin që u zhvillua në Lushnjë.
Njëri prej fermerëve është ankuar tek Kryeministri për mbetjen e prodhimit stok, për administratën e korruptuar, dhe tek rimbursimi për fermerët që sipas fermerit është marrë nga ish-drejtuesit e LSI-së.
Replikat e Ramës me banorin në Lushnjë:
Banori: Ta hedhim poshtë mallin? Dhe diçka për lekët e rimbursimit. Ne s’kemi marrë gjë. Po i ka marrë lekët LSI-ja se ne s’kemi marrë gjë…
Rama: Hidheni poshtë prodhimin.
Banori: Jam 70 vjeç. Shiko Administratën se nuk e ke të kulluar
Rama: Më ra goja për këtë. Duhet të mos t’u nënshtroheni parazitëve.
Banori: Edhe diçka tjetër, jam 70 vjeç
Rama: E the dy herë. E rrit moshën për të rritur keqardhjejen.
Banori: Ta hapin gjuetinë se jemi bllokuar nga gjunjët
Rama: Duhet të të martojnë prapë
Banori: Dhe një fjalë të lutem
Rama: Të lutem mos abuzo.
(F.G/Faxweb.al)