00:41 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Rama karshillëk qytetarëve përballë zyrës së tij, shpërndan pamjet live: Fundjavë të mbarë!

12:07 | 18/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama karshillëk qytetarëve përballë zyrës së tij, shpërndan pamjet live: Fundjavë të mbarë!

Pak minuta pas nisjes së protestës, kryeministri Edi Rama, ka reaguar lidhur me protestën përmes një shkrimi të shkurtër që e nis me katër viktimat e 21 janarit 2011. Përballë tyre, Rama vendos policinë e sotme, “gardhet pa tela me gjemba” dhe “asnjë frikë e trysni”, siç shprehet ai.

Ai shprehet ndër të tjera se do të ndiqet e dëgjohet me respekt çdo shprehje e pakënaqësisë së pakicës, por qeveria nuk do të ndalet asnjë minutë në përmbushje të misionit për të bërë shtet.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama:

Vetëm 6 vjet më parë, Ziveri, Hekurani, Aleksi, Faiku u vranë nga pushkët e shtetit të kapur prej pushtetit, pikërisht në bulevardin ku në këtë moment protestohet, pa gardhe telash me gjemba dhe asnjë frikë e trysni nga shteti. Prandaj s’mund të mos jemi sot krenarë, edhe për këtë ndryshim kaq rrënjësor në rrugën tonë për të bërë shtet, ku padiskutim ka rezistencë e pakënaqësia të natyrshme.

Është padyshim një rrugë shumë e vështirë. Reformat e vërteta nuk janë aspak të lehta, madje shpesh janë operacione mjaft të dhimbshme. Por s’ka asnjë të ardhme të sigurt për vendin, shoqërinë, fëmijët tanë, pa i operuar me kurajo pjesët e kalbëzuara në vite të organizmit të shtetit. Shumica dërrmuese e shqiptarëve e kuptojnë këtë. Ata janë të vetëdijshëm edhe për vështirësitë, edhe për domosdoshmërinë e reformave.

Por s’ka dyshim se Shqipëria dhe shqiptarët e lënë 25 vjet në baltën e një tranzicioni të gjatë pa reforma, meritojnë vazhdimin me vendosmëri të tyre, e veçanërisht të reformës në drejtësi! E cila duhet zbatohet një orë e më parë duke filluar nga vettingu. Ne do të ndjekim e dëgjojmë me respekt, çdo shprehje pakënaqësie të pakicës, por nuk do të ndalemi asnjë minutë në përmbushjen e misionit tonë për të bërë shtet.
Ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë!

Etiketa: edi ramaPDprotestareagim
Pas

Protestuesit me dordolecë të Ramës, Tahirit dhe Beqajt në duar, shashka godinës së Kryeministrisë, një dron mbikëqyr nga lart (FOTOT)

Para

Kush është nëna që hipi me dy fëmijët në podiumin e protestës: Më mbyllën dyqanin, na ka cënuar bukën!(FOTOT)

Para
Kush është nëna që hipi me dy fëmijët në podiumin e protestës: Më mbyllën dyqanin, na ka cënuar bukën!(FOTOT)

Kush është nëna që hipi me dy fëmijët në podiumin e protestës: Më mbyllën dyqanin, na ka cënuar bukën!(FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.