Gjatë ditës së sotme, një qytetar i ka komentuar kryeministrit Edi Rama në Facebook, për ta uruar për festën e “1 prillit”.
“Beni feste sot zoti kryeminister se sot eshte nje dit e veçant per politiken, sot eshte shen valentini juaj, sot eshte dita qe ju doni me shum, dita rrenave. Rrespekte dhe gezuar”, shkruante qytetari.
Mirëpo Rama i është kthyer me një kërcënim, se nëse ofendon duhet të ndëshkohet me një “block”, mirëpo sot shpehet se e ka falur.
“ Kupi, ti nuk ke te drejte te ofendosh ketu, meqe s’je politikan! Por per kete here je i falur pa nje block meqe je ndjekes i kesaj rubrike”, shkruan Rama.
Kjo bisedë nuk i ka shpëtuar vëmendjes së gazetarit Bledian Koka, i cili ka disa këshilla për qytetarin e quajtur Kupi.
REAGIMI I KOKËS
Kupi vlla…
Kupi kujdes vlla se ste kam thene, po ky po nuk i lavderove reformat strukturore sidomos ato qe ia ka lene ne zbatim Vilma Nushit, ky te ben block. Aaa Kupi, edhe po i kujtove dashurine e humbur me Ilir Meten ky prap te ben block. Kupi ki parasysh, kur ti drejtohesh ketij, duhet te perdoresh termin “Gjigand”.
Kupi vlla, duhet ti thuash se Ilir Beqja e ka bere shendetesine falas, dhe Obamacare eshte nje deshtim krahasuar me kete sukses te Rilindjes. Kupi vlla, po i the qe Erion Velenia eshte me shume se llafe, eshte nje muhabet ashtu, ky prap te ben block. Kupi vlla, po nuk i the qe Shqiperia nuk ka lidhje me Kolumbine dhe se qe pas Lazaratit ketu nuk u mboll asnje rrenje hashash, ky prap te ben block.
Kupi shqiptari im, po nuk pranove kur ti drejtohesh Gjigandit, se investimet e huaja jo vetem qe nuk iken nga syte kembet bashke me Faad Mitrin, por jane 840 fishuar, prap do marresh block vlla. Kupi vllau jem po guxove te thuash qe profesioniste ka po nuk futen ne pune po nuk moren karten e PS dhe te dorezojne karten e Identitetit te gjithe familjes, prap block do kesh.
Kupi edhe po guxove ti thuash qe e mori borxhin publik 59% dhe ka çuar ne 76% per te veshur me pllaka majolike Kavajen dhe Tepelenen, block do kesh. Kupi vlla mos guxo ti thuash se 8 veta kane vrare veten per faturat e energjise se pasi do te marresh pergjigjen e felliqur se “reformat kane dhimbje”, pastaj do marresh dhe nje block… e kshu me rradhe i dashur Kupi…
Çdo fjali tjeter jashte ketij konteksti do cilesohet si diversion armik, provokim cadrist dhe si i tille do denohet sipas nenit 55 te Facebook-ut…me Block
p.s…kshu pra Kupi, ato qe te thashe me lart mbaji bath ne vesh po nuk deshe te te beje block… (D.D/Shuplaka)