Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, ka reaguar lidhur me deklaratën e sotme të kryeministrit Edi Rama, i cili u kërkoi drejtorëve të spitaleve të jepnin dorëheqjen.
Çupi kujton premtimet e Ramës për shëndetësi falas në mandatin e tij të kaluar dhe e këshillon atë që dëgjesat publike duhet t’i bëjë me ministrin e drejtësisë dhe jo drejtorët e spitaleve. Sakaq, Çupi i kujton Ramës mungesat e personelit mjekësor në spitalin e Matit dhe i kërkon atij të marrë masa urjente.
REAGIMI I PLOTË I ÇUPIT:
Kryeministri largon drejtorët që mbuluan mega-aferat e superministrit të tij.
Për katër vite jo vetëm që shqiptarët nuk morën shëndetësi falas siç u propagandua me megafon, por shëndetësia shkoi në nivelin më të ulët të shërbimit për shqiptarët.
Në kohën e qeverisjes demokratike , Z. Rama mori shërbimin mjekësor në spitalin e Matit me kapacitete të plota personeli.
Të gjithë e kujtojmë.
Por tashmë ka katër vite që në kètë spital nuk ka personel mjekësor. Mungon gjinekologu , mungon kardiologu , mungon mjeku neurolog. Mungon shërbimi spitalor.
Në kete rast duhet degjesa publike me ministrin jo me drejtorët.
Merr masa urgjent Z. Kryeministër , është çështje shèndeti jo demagogjie. (D.D/Shuplaka)