Kryeministri Rama dhe kancelari austriak Sebastian Kurz kanë nisur një konferencë për shtyp pas takimit që kanë pasur mes tyre.
Rama në fjalën e tij falenderoi Austrinë për mbështetjen q ëi ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit dhe tha se pret mbështetje për hapjen e negociatave duke thënë se vendi ynë e ka marrë me meritë rekomandimin për hapjen e negociatave.
“Kërkojmë mbështetjen për procesin e negociatave, Shqipëria e meriton, e kemi marrë me meritë këtë rekomandim”, tha Rama. Por kancelari austriak i pyetur se a do të hapen negociatat për Shqipërinë gjatë presidencës austriake, deklaroi se nuk kishte një përgjgije të qartë për kërtë, duke shtuar se Shqipëria ka bërë progres dhe është në rrugën e duhur.
“Do ta shohim këtë gjë, nuk mund të jap ndonjë përgjigje të qartë, ka disa shtete që për shkak të çështjeve të brendshme e kanë të vështirë të marrin këtë vendim. Shqipëria ka bërë shumë dhe është në rrugën e duhur ”, tha Kurz. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post