Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin Opinion tha se kryeministri Rama kërkon disa firma. Meta u shpreh i vendosur se deri në datë 24 korrik 2022, Presidenti nuk firmos asgjë.
Ai tha se do të vijë edhe koha të flas se çfarë firmash kërkohen.
“Rama kërkon një President që të hedhë nja 2-3 firma ne atë zyrë për të hedhur në erë interesat e shqiptarëve dhe interesat e kombit. Ta harroje! Sa të jem une në atë zyrë deri në 24 korrik 2022 ato firma nuk do hidhen. Do vijë koha të flas dhe çfarë firma kërkohen. Por e përsëris ta harrojnë që unë do ti hedh ato firma. Presidenca nuk është as e maxhorancës dhe as e opozitës, por vetëm e popullit.”
Discussion about this post