Kryeministri Rama kërkon që të takohet që sot me kryeopozitarin Basha. Burime të ABC News njoftojnë se Rama dhe Basha mund të takohen sonte për të zgjidhur krizën politike pasi kryeministri e ka kërkuar diçka të tillë.
“Sonte ose nesër dal në fushatë”,- mësohet të jetë shprehur Rama.
Mësohet se kreu i qeverisë është treguar kundër çdo zvarritje të bisedimeve me opozitën nëse ato nuk ndodhin ditën e sotme. Rama tha më herët se ai është gati të takohet me Presidentin Nishani dhe Lulzim Bashën dhe të bisedojnë për zgjidhjen e krizës.
Sipas tij, përpjekja për t’i shtyrë takimet për më vonë është përpjekje për të shkatërruar procesin.
Ftesa është bërë publikisht nga presidenti Nishani dhe Rama e Basha i janë përgjigjur menjëherë pozitivisht.
Presidenti i Republikës përmes një deklarate për shtyp i ka kërkuar kryeministrit të vendit dhe liderit të opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë politike dhe institucionale për vendin.
Për këtë Presidenti ka ofruar angazhimin e tij institucional në shërbim të dialogut. (M.D/Shuplaka)