Faik Basha, kreu i PL për Kamzën në emisionin “Me Xhaxhiun” ka komentuar fushatën elektorale.
Ai tha se fryma është e jashtëzakonshme dhe se qytetarët kërkojnë ndryshim të menjëhershëm. Basha sakaq kritikoi edhe fushatën e PS, kur tha se Rama ka fshehur të gjithë kandidatët e tij dhe përmes një tallavaje kërkon votat e shqiptarëve.
Basha: Koalicioni bashkë fitojmë ka përfshirë gjithë spektrin opozitar, të gjithë qyhtetarët që kanë dëshirë për një rotacion se situata është shumë e rëndë. Ne jemi të bashkuar, dhe jo copëza opozitare. Është një bashkim politik qytetar. Kemi një front qytetar dhe nje grup përballë që është jashtë cdo termi politik, që po degradon në një sekt kriminal.
Fryma është e jashtëzakonshme, qytetarët kërkojnë një ndryshim të mënjehershem.
Përfshirja e kryeministrit në fushatë lokale është e paprecedentë, i ka fshehur të gjithë kandidiatët e tij. Ai ka organizuar një tallava dhe përmes një tallavaje kërkon votat e shqiptarëve.