Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend duke folur për banorët e Zharrëzës dhe zgjidhjen që atyre iu dha qeveria. Sipas Ramës ata 7 grevistë u përdorën nga palë të ndryshme për qellime politike.
Rama gjithashtu tha se kishte kërkuar që të fliste me banorët e Zharrëzës, po e kishin deleguar te avokati.
‘’Ne do të qëndrojmë te sfida e sfidave që është fillimi i Vettingut. Për të gjithë ata që kanë mend, që do të thotë më shumë se 90 përqind e shqiptarëve e dinë që kjo është çelja dhe e një kapitulli të ri në ekonomi.
Pa asnjë diskutim çdokush ka sot pakënaqësi apo dhe inat. Edhe ne vetë jemi të revoltuar në përpjekjen tonë për t’i hapur rrugë Vettingut dhe t’i hapim rrugë të gjitha reformave. Kjo qeveri ndaloi injektimin e ujit teknologjik në Zharrëz qysh nga fundi i vitit të shkuar. Kjo qeveri mori përsipër dëmshpërblimin.
Shumica e atyre që dolën në protest vitin e shkuar ishin duke plotësuar formualrët. Disa tutorë dhe aktivistë medemek morën peng shtatë vetë që nuk i linin të iknin. Që në fillim në takimin me Peleshin nuk kishte asnjë diferencë mes asaj që ata kërkonin dhe asaj që po përgatisnim ne në tavolinë. Unë kam kërkuar të flas me ta djhe më thonin fol me tutorin. Me kë tutor, me atë që i mori zvarrë dhe i solli në Tiranë’’, deklaroi Rama. (E.K/SHUPLAKA)