Kreu i grupit Parlametar i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka reaguar lidhur e deklaratën e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, lidhur me veshjen e punonjësve në dogana.
Vasili i kujton Ramës stilin e tij në të veshur, për të cilin është komentuar jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj. Sipas kreut të grupit të LSI-së, kjo deklaratë e Ramës është vetëm një “humor që të gajas”.
PPo ashtu Vasili shprehet se tatimet e doganat i ka patur vetë kryeministri, edhe pse sot bën kritika ndaj tyre, që i bie sit ë bëjë kritikat ndaj vetes.
KOMENTI I VASILIT
Kryeministri-barcaletë u flet inspektorëve për veshjen…
Ky shkollëpakti paska hallin e veshjes së inspektorëve. Humor që të gajas…
Ky për vete bën lajm kur vete nëpër bote i veshur si damlla dhe për këtë është bërë njeriu-barcaletë botërore, po për të kjo është normale, bile është edhe qejf i madh, megjithëse Shqipërisë i nxihet faqja për shkak të këtij.
- Këtë standard karagjozësh dhe shteti karagjoz ka vendosur pa kthim po vetë ky njeriu-barcaletë, ndaj çfarë u kërkon të tjerëve?
- Sa për përgjegjësinë për biznesin e ka të gjithën po ai, pasi po vetë e ka pasur timonin dhe tepsinë e tatimeve, doganave e gjithçka dhe po ai, duke i përdorur ato, dhunoi bizneset dhe u shkatërroi besimin e tyre.
Lajmërojeni shkollëpakun që i ka pasur vetë tatimet, doganat etj. Pasi ky s’di gjë dhe bëhet qesharak në llafazanërinë e tij ambulante. (D.D/Shuplaka)